Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës
Berisha: Shqipërisë i mbetet uji me kripë, zona ekonomike i shkon Greqisë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama dhe Ditmir Bushati kanë kryer veprimet më anti-Kushtetuese në lidhje me çështjen e detit për Greqinë.
Për më shumë
A është Lulzim Basha i pazëvendësueshëm? Ja përgjigjia që jep Sali Berisha...
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka penguar askënd të kandidojë për postin e kreut të PD-së, sikundër nuk i ka kërkuar as Lulzim Bashës dhe as të ndjerit Sokol Olldashi që të kandidojë.
Për më shumë
Marrëveshja e detit me Greqinë, zbulohet letra, ja çfarë kërkon Presidenti Ilir Meta nga Edi Rama
Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një letër Ministrisë së Jashtme dhe qeverisë Rama në lidhje me marrëveshjet që janë negociuar me Greqinë.
Për më shumë
Mafia e pronave në bregdet, ja kush janë zyrtarët e ndaluar dhe ata në kërkim. Emrat
Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me personat e arrestuar e ndaluar sot, si të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.
Për më shumë
Duma dononcon skandalin me ndihmen ekonomike, qeveria fsheh sistemin e pikëve
Pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike për më shumë se 20 mijë përsona në të gjithë Shipërinë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma.
Për më shumë
Sali Berisha flet për Express: Rama me deklaratat e tij, po i jep një kartë të fortë Serbisë dhe ‘Sandrit’
Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka dëgjuar 'live' në Parlamentin e Kosovës Edi Ramën duke thënë se Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një President të përbashkët në të ardhmen. Rama i ka rënë pishman për këtë deklaratë, duke e shpjeguar si shëtitje nëpër imagjinatë, por sipas Berishës deklarata të tilla i bëjnë dëm Kosovës, tani që po bën negociata me Serbinë, e cila mund ta përdorë këtë si kartë në tryezën e bisedimeve.
Për më shumë
Çështja e emrit të Maqedonisë, Tsipras kërkon ndihmën e Merkel...
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pasur një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku është diskutuar në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë.
Për më shumë
https://www.syri.net/rajoni/137188/ceshtja-e-emrit-te-maqedonise-tsipras-kerkon-ndihmen-e-merkel/
Sipas Ministrit hungarez, Ministri i Jashtëm i Luxemburgut, ‘i paguar nga Soros’
Në një deklaratë për shtyp, Ministri i jashtëm hungarez, zoti Peter Szijjarto e ka cilësuar Ministrin e Jashtëm të Luxemburgut, Jean Asselborn, një “budalla” që e “urren Hungarinë” dhe e ka akuzuar atë se “paguhet nga financieri dhe filantropisti Xhorxh Soros”.
Për më shumë
E pazakontë/ Korça ngrihet në protestë kundër UEFA-s
Ditën e mërkurë, në qytetin e Korçës do të organizohet një protestë ndaj akuzave të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.
I parashikuar si një marshim nga Katedralja deri te stadiumi, pritet që në këtë tubim të ketë një pjesëmarrje masive.
Për më shumë
https://www.syri.net/sport/137248/e-pazakonte-korca-ngrihet-ne-proteste-kunder-uefa-s/© SYRI.net