Agim Vinca refuzon dekoratën e Thaçit: Dalzotësit e saj janë bërë zotër, po sillen si në pronë private

Agim Vinca refuzon dekoratën e Thaçit: Dalzotësit e saj janë bërë zotër, po sillen si në pronë private

07:29, 21/02/2018

Shkrimtari Agim Vinca ka njoftuar se  nuk e pranon dekoratën e Presidentit Hashim Thaçi të 10-Vjetorit të Pavarësisë. Vinca, në një mesazh kritik në Facebook ka deklaruar se "Kosova po vdes moralisht" dhe "dalzotësit e Kosovës sot janë bërë zotër të saj dhe sillen me të si të ishte pronë e tyre private.

Mesazhi i Agim Vincës:

KOSOVA PO VDES MORALISHT

(Dekoratat e 10-vjetorit të Pavarësisë)

Në disa portale në Kosovë këto ditë ka qarkulluar një listë me emrat e individëve dhe të institucioneve, të cilat Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim t’i nderonte me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nga miq dhe të afërm të mi mësova se në këtë listë, në mesin e shumë personaliteteve të tjera, gjendet edhe emri im.

Prita që lidhur me këtë vendim të njoftohesha zyrtarisht, siç e do rendi, nga kabineti i Presidentit të Republikës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Nuk e di si është vepruar me të tjerët, por unë deri në këtë çast nuk kam marrë as njoftim me shkrim, as telefonatë, as ftesë për ceremoninë e dorëzimit të dekoratës, asgjë.

Besoj se kjo është arsye e mjaftueshme për të mos e marrë shumë seriozisht këtë punë.

Nga ana tjetër, sjellja e këtillë tregon seriozitetin, në të vërtetë joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë pune nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur.

Kështu, në mënyrë joserioze e të papërgjegjshme, ata e kanë drejtuar edhe vendin gjatë këtyre dhjetë viteve që lamë pas, duke degraduar gjithçka: ekonominë, arsimin, shëndetësinë, kulturën, artin, shkencën dhe duke e zhytur vendin në korrupsion, nepotizëm e varfëri.

Me udhëheqës të tillë, që nuk janë shtetarë, por pushtetarë, Kosova jo vetëm që stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj, por, për më keq, po vdes moralisht.

Dalzotësit e Kosovës sot janë bërë zotër të saj dhe sillen me të si të ishte pronë e tyre private.

Me keqardhje, Agim Vinca

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    fery21/02/2018 12:38

    E kishe pa maqoku kalin te nallbani tue u mbathe me patkoj dhe , sapo kishte mbarue nallbani me kalin ,e kishe afrue maqoku kemben dhe i kishte thene nallbanit ..usta nallban , dhe mua mi mbathe edhe mua kembet me patkoj ...........................,.,,.Agim Vinca , ne nji mbremje mbarekombtare te poezise , ishte prezantue me nji poezi te nji poeti te mrekullueshem te ndjere shqiptar i cili kishte nderrue jete shume i ri ne vitet e 70- ta dhe qe kishte lene vepra te bukuria artististike te shkruara , nder te cilat edhe nji poezi te cilen , me te marre veshe se autori i poezise nuke jeton me , Vinca shpejton dhe "e perveteson" poezine , dele ne podium per ta recituar po ne ate mbremje poetike ne Ulqin te mbajtur ne vitin 2004. Por , rrena i ka kembet e shkurta. Agim Vinca demaskohet rende nji dite pase festivalit poetik si ne gazeten SHQIP si sskush tjeter ...!

    Shto koment

    Denonco