Shefja e BE në Kosovë, demarkacioni do të votohet

Shefja e BE në Kosovë, demarkacioni do të votohet

12:27, 20/02/2018

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka folur në konferencen “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”, ku mori pjesë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Gjatë kësaj konference, Apostolova tha se Kosova ka punuar mirë gjatë kësaj kohe në drejtim të liberalizimit të vizave.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se shpreson që shumë shpejt, nesër ose pasnesër të ratifikohet demarkacionin.

Ajo beson në këtë çështje pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e partive politike, duke thënë se vetëm Vetëvendosje është shprehur kundër.

Ndërsa sa i përket Listës Serbe, ajo tha se ata nuk ishin të pranishëm fare në këtë mbledhje.

“Të premten kishim një takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike. Në këtë takim vetëm Vetëvendosje nuk pati konsensus për Demarkacionin, ndërsa Lista Serbe nuk ishte e pranishme”, ka thënë ajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco