Demarkacioni, Qeveria tërheq Projektligjin, për të shtuar deklaraten e Thaçit dhe Vujanoviç

Demarkacioni, Qeveria tërheq Projektligjin, për të shtuar deklaraten e Thaçit dhe Vujanoviç

11:34, 20/02/2018

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën drejtuar Kuvendit për tërheqjen e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo me qëllim që Projektligjit t’i bashkëngjitet edhe deklarata e arritur mes presidentëve të të dyja shteteve.

Ndërsa në orën 16 Qeveria ka paralajmëruar mbledhje ku në rend dite është: “Plotësimi dhe ndryshimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me 16 shkurt ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për shënjimin e kufirit mes të dyja vendeve.

Në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve thuhet se: “Republika e Kosovës do të procedojë në Kuvendin e Kosovës dhe do të ofrojë të gjitha përpjekjet për të ratifikuar marrëveshjen sipas Nenit 12 të marrëveshjes”.

“Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra-tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hy në fuqi do të formojnë një trup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare”.

Për të dielën ishte caktuar seanca ku ishte proceduar marrëveshja, por ajo u shty për këtë javë për shkak se koalicioni qeverisës nuk i kishte votat e mjaftueshme për ta kaluar atë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco