Vuçiç: Nuk dua luftë me Kosovën, por as do të them 'të dashur shqiptarë, do t'ju japim gjithçka'

Vuçiç: Nuk dua luftë me Kosovën, por as do të them 'të dashur shqiptarë, do t'ju japim gjithçka'

09:08, 20/02/2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka deklaruar sot  se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në asgjë që do të çonte në luftë, por edhe propozimi me të cilin do të dalë përpara qytetarëve të Serbisë në lidhje me Kosovën sigurisht që s’do  të jetë “të dashur shqiptarë, ne ju japim gjithçka”.

“Unë patjetër do të dalë me propozimin, pasi nuk isha frikacak edhe kur zbatuam reformat fiskale, për të cilat mburremi, por edhe për lëvdatat e tjera. Do të kem guxim të them se cili është propozimi. Nëse nuk do ta kishim, do të kishim konflikt të ngrirë”, tha presidenti serb, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

“Për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, do të them se çfarë mendoj në fund të prillit”, tha Vuçiq, duke vënë në dukje se idetë që po rishfaqen ditëve të fundit, lidhur me ndarjen e Kosovës dhe modelet e ngjashme, nuk janë serioze “kurse ne duhet të shkojmë me qëllime serioze. Unë do ta bëjë publik qëndrimin tim në fund të prillit, sepse mendoj se duhet të kemi ide dhe orientim pozitiv në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, përfundoi Vuçiq.

Vuçiç këto komente i bëri në emisionin “Cirilica”./Indeksonline/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery20/02/2018 11:13

....dhe pasi nuke done lufte me shqiptaret e Kosoves pse ateher ti Vuciq , ti po i mbane ende te fshehta ne sirtar dokumentacionin e te veareve dhe groposurve shqiptare ne varrezat masive ne Serbi .Ne shqiptaret e Kosoves e dijme nga eksperienca se shteti serb dhe ti si nacionalist primitiv qe je, perpara do te ia dorzon Kosoves Sanxhakun e Nishit bashke me Krushevcin , Vranjen, Leskovcin, Kursjumline , Rrashken, Pazarin e Ri , Tutinin , Sjenicen , Luginen e Presheves , Medvexhen , Bujanovcin etj.etj etj. pra , para Serbia do te ia dorzon Kosoves keto teritore te grabitura dikur etnike shqip. se te na i dorzon Listen e shqiptareve te vrare te groposur ne Serbi , Listen e egzekutoreve serb dhe Listen e urdherdheneseve kriminal serb sepse , ti Vuciqi je i vetedijshem se keto lista per Ty dhe Serbine , me vone do te perdoreshin si cekic mbi gishetrij tu Vuciq dhe mbi gishtetijt e zyrtareve tjere serb , gjitha qeverive serbe qe nga 1844 e deri me sot kurse , avantazhi artificial qe Ti Vuciq " arrijti " ta krijoj nepermes disa. " shqiptareve te ndereshem " te cilet ndoshta i shanrazhove ose i bleve me € ose, te dyja bashke do te kthehej perfundimishte ne nji debakell Kombtar serb , andaj ti Vuciq , ti je i detyruar te japesh ate cfare duhet domosdo ta japesh pa asnji kusht dhe keto lista do te jene ato te para qe ti do ti dorzosh , te cilat ty pergjithmone do ta hjekin edhe ingerencionin juridik dhe kushtetuese mbi Kosoven .Eshte tjeter gje qe ti ( ose ata qe vijne pase teje ) pastaj do te pergjigjeni deri ne nji per ato cfare shkruan ne ato dokumente kriminale shtetrore serbe ...!

fery20/02/2018 09:36

Edhe ne shqiptaret nuke duam asgje te na japish cfare eshte serbe por ama , ajo qe ka qene shqiptare dhe qe eshte shqiptare ti me patjeter dhe domosdoshmerishte do ta japesh sepse , rrugedalje tjeter dhe ase shteg tjeter nuke do te keshe .Ti sa te duash luaje me fjale dhe provoko sa te do pika e qefit me ate fjalorin primitiv serb por, trojet shqiptare jane troje shqiptare .Ato nuke jane e ase s kane qene kurre serbe dhe , ti ato do ti japesh , me gjithe qejfi bile dhe duke u falenderuar. S ka me te ndihmue ase Rama e Vllahutin dhe, ase Thaci e Batoni , Rusia jo se jo kurse , ti vazhdo te luash me fjale dhe vazhdo te provokimet tuaja bajate , Vuciq ...!

Shto koment

Denonco