Ja si është pritur deklarata e Ramës në Kosovë për një president të përbashkët...

Ja si është pritur deklarata e Ramës në Kosovë për një president të përbashkët...

21:20, 19/02/2018

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për një president të unitetit kombëtar ka shkaktuar reagime të shumta në politikën e Kosovës.  Disa e quajnë ndërhyrje në punët e Kosovës e mungesë respekti për qytetarët e Kosovës, e disa të tjerë e quajnë deklaratë të pamatur.

Rama e bëri deklaratën në seancën solemne me rastin e jubileut të parë të pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta. Por, pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë kryeministri Rama.

Ndaj deklaratës ka reaguar kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili propozimin e kryeministrit Edi Rama për një president mbarëshqiptar, e ka quajtur mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, kishte shkruar Hoti në Facebook, raporton Kosovapress.

Deklaratë të pamatur e ka quajtur edhe deputeti tjetër nga radhët e LDK-së Driton Selmanaj, për të cilin Edi Rama është në funksion të qëllimeve dhe interesave të tij personale.

Selmanaj ka thënë se që nga marrja e pushtetit Edi Rama është sjell sikur të ishte lider i të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Mënyra se si artikulohet për çështjen e Kosovës, disa herë po e them, ka dëshmuar që ai krejt këto çështje ose tematika i adreson në funksion të interesit të tij personal. Projektet e tilla janë shumë të parakohshme, do të thotë qoftë për një president të përbashkët, qoftë për një formë tjetër të organizimit politik në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo çka që është shumë e domosdoshme në këtë fazë, është që Shqipëria dhe ne të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, në mënyrë që adresa e vetme aktualisht të jetë për neve dhe për ta Bashkimi Evropian. Më pas, në një situatë krejtësisht tjetër, Kosova dhe Shqipëria mund të mendojnë për organizime të tjera politike, por aktualisht deklaratë e pamatur në funksion krejtësisht të qëllimeve të tija personale për t’u dëshmuar apo për t’u shitur si një lider mbarëkombëtar, jo vetëm si një kryeministër i Shqipërisë”, ka thënë Selmanaj.

Por, ai mohon se LDK-ja është kundër bashkëpunimit me Shqipërinë në fusha të tjera, por shton se Kosova dhe Shqipëria në këtë fazë duhet të bashkohen në Bashkimin Evropian, por që në një fazë krejt tjetër ai tha se mund të mendojnë për organizime të tjera politike.

“Jo, absolutisht jo, LDK-ja, qëndrimi i saj ka qenë gjithmonë që në të gjitha format e bashkëpunimit, qoftë në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit, politikës së jashtme pse jo. Do të thotë në çdo aspekt, të kemi një bashkëpunim të ngushtë në çdo aspekt të organizimit të jetës tonë. Por, në kontekstin e subjektivitetit të shtetësisë tonë dhe shtetit shqiptar mendoj që janë dy rrugë, të cilat na dërgojnë drejt Bashkimit Evropian dhe krejt koncentrimi ynë do të duhej të ishte maksimalisht që t’i bëjmë të dy shtetet të jetueshme, t’i bëjmë këto shtete të dinjitetshme për njerëzit që jetojnë andej dhe këndej kufirit, dhe jo edhe më tutje edhe Kosova dhe Shqipëria të ketë numrin më të madh të njerëzve që ikin nga Shqipëria dhe Kosova”, ka thënë ai.

Deklaratën e shefit të Grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, përmes rrjetit social Facebook e ka komentuar deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, duke thënë se nuk e di pse LDK në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprime antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejt bashkimit kombëtar.

“Avdullah Hoti paska reaguar kundër deklaratës të Edi Ramës, e po ashtu ditë më parë duartrokiti heqjen e flamurit kombëtar nga rrethi. S'e di pse LDK në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejt bashkimit kombëtar. Nuk e mbaj mend ndonjëherë që Hoti dhe LDK kanë reaguar kundër deklaratave të shpeshta të Vuçiqit, kundër Republikës sonë, as kundër luftës së egër të Serbisë ndaj Kosovës, kudo në mekanizmat ndërkombëtarë. Në raste të tilla fshihen si struci!”, ka shkruar ajo.

E analisti Dastid Pallaska, është shprehur kundër kësaj ideje, madje ai ka ironizuar, duke thënë se dy vendet mund ta krijojnë vetëm një “dhomë të lartë të dy parlamenteve”. Por, kjo sipas tij, duhet të jetë në Dyz, ose në Burrel.

“Të vetmin institucion të përbashkët që munden me e krijuar Kosova dhe Shqipëria në 10 vitet e ardhshme është një “dhomë e lartë e dy parlamenteve” ku do të kishin mundësi me u pensionuar të gjithë patriotët e karrierës nga të dy vendet. Për seli mundemi me biseduar. Është Dyzi, por edhe Burreli nuk është vend i keq”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery20/02/2018 09:23

Rama , si tha edhe vete se , shprehu nji enderr te tije por , nepermes kesaje enderre ai i krijoje nji favor te papare delegacionit serb dhe presidentit Vuciq para bisedimeve ne Bruksel me Kosoven sikur dhe i dha nji shens te madhe ministrit te jashtem serb Ivica Dacicu qe te flase ne KS e OKB per kete deklarate te Rames ku , ndere antaret e kesaje organizate , s do mend se do te kuptohej si dicka qe Serbia paska patur te drejte qe e paska mbajtur Kosoven 100 vite nen okupim sepse shqiptareve , kure ua jepe doren , ata ta kepusin krahun .Shqiptaret , ase nuke dije te bejne shtet dhe ase nuke dijne shtetin ta ndertojne kurse , sa i perkete njohjeve te reja , pase kesaje deklarate ato do te persin per nji kohe te gjate " Nuk hidhet hapi i dhjete, para se te hidhet hapi i pare " z.kryem Rama .Ju me keto " xhvahiret " tuaja qellimishte dhe ne vazhdimesi po i krijoni favore Serbise dhe kjo , kjo si duket eshte nji projekt i juaja i cili lidhet me betimin dhe obligimet tuaja qe keni karshi Serbise dhe ne vecanti ndaje Vuciqit

Shto koment

Denonco