Pas përvjetorit të Pavarësisë, A e pret Kosovën furtuna e Gjykatës Speciale? Selia e Gjykates Speciale

Pas përvjetorit të Pavarësisë, A e pret Kosovën furtuna e Gjykatës Speciale?

20:36, 19/02/2018

Pyetja, gjithnjë aktuale, nëse e pret Kosovën furtuna e Gjykatës Speciale, tani, pas jubilarit të paravësisë, logjikisht, po. Shqetësimi i opinionit të brendshëm, por, edhe të jashtëm, se vonesa, në vite e dekada, vështirëson hetimet për krimet masive, është sa i ligjshëm, aq edhe i bazuar. Aq më tepër kur në krye të institucioneve, pushtetare e shtetërore, janë krerët e krmit të organizuar vrastar dhe të korrupsionit galopant, të hajnisë zyrtare. 

Lë të kujtojmë vjedhjen, më sakt, asgjësimin e materialeve hetimore, në dhomat e dëshmive, në Policinë e Pejës dhe në Ministrinë e Brendshme në Prishtinë.  Themi marrjen, asgjësimin dhe jo, thjeshtë, vjedhjen, sepse aty, në vijimësi, punonin dhe vazhdojnë të punojnë kuadrot e SHIK-ut, kuadrot e krimit. Ata kanë emër e mbiemër, si drejtorë qendror e rajaonalë të SHIK-ut ilegal, para se të vinin në zyrat institucionale legale.

Megjithatë, një rreze shprese gëlon e ngushëllon edhe pas kësaj batërdije, ploje, në zhdukjen e dokumentacionit hetimor, deri edhe vrasjen e dhjetra dëshmitarëve dhe kërcënimin e frikësimin e shumë qindrave të tjerëve nga bandat, të cilat, paradoksalisht, janë gjithnjë në pushtet. Dhe, kjo shpresë është ke vrasja e frikës, si element bazë i demokracisë shpirtërore e mendore të njeriut dhe të shoqërisë mbarë. 

Skema dhe skenari i krimit dhe veprimit të kriminelëve listëbërës, urdhërdhënës dhe të zbatuesëve të krimeve enorme, serike, tashmë, është denoncuar e shpalosur nga njerëzit brenda llojit, pra, brenda organizimit dhe organizatës kriminale, në rastin konkret - SHIK-u. Dëshmitarin publik Nazim Bllaca e quanin njeri të Serbisë, të çmendur. Vërtet, deri sa SHIK-u u themelua nga Tirana zyrtare, në koordinim me Serbinë dhe miqtë e saj, vetëkuptohet se edhe armata numerike e SHIK-ut është e lidhur, drejtëpërdrejtë apo indirekt me Serbinë, shërbimin e saj sekret UDB-a, (BIA). Por, Bllaca nuk rezulton i çmendur, sepse të gjitha dëshmitë e tij u vërtetuan ligjërisht valide, të sakta. Kjo do të ndodhë edhe me dëshmitë tronditëse, për vrasjet e makabre, të sivëllezërve të tij, të cilët, për opinionin, kanë qenë fort të besueshme dhe bindëse.

Në Shqipëri, vrasja e frikës ishte e njëkohëshme me demokracinë, që mund të konsiderohet liri e shqiptarëve, sepse sundimi komunist, i tipit sllavist, ishte më e i egër se sa i dy pshtuesëve të viteve `40-a. Përkundër, në Kosovë, jo vetëm nuk u vra frika me ardhjen e lirisë, largimin e Serbisë, por, frika vazhdoi, u perfidizua, u masivizua, në mënyrën më të çuditshme, më anakronike. Sepse, liria u përgjak, buzëqeshja e lirisë u ngri, pikërisht, nga ata që u thirrën në lirinë, e përvehtësuan atë. Pra, nga "komandantët" fiktiv, të rrejshëm, që luftën e kishin përcjellur në ekranet televizive nga Evropa dhe Blloku i zi i Tiranës.

Qëllimi ishte qartësisht i lexueshm, donin pushtetin e pamerituar, madje, me çdo çmim dhe zgjodhën mënyrën më të vrazhdët, të huazuar nga idoli i tyre ideologjik, Enver Hoxha, gjatë luftës civile në Shqipëri, vrasjen e komandantëve të vërtetë, luftëbërës, në formacionet ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK), si dhe veprimtarët stoikë të LDK-së të Ibrahim Rugovës, të cilët, mençurisht e trimërisht, vepruan e rezistuan, duke bindur Qendrat e Vendosjes Botërore Politike, se Kosova meriton mbështetjen e tyre, për t`u çliruar nga zgjedha serbo-sllave.

Rrjedha e ngjarjeve po dëshmon se është Serbia ajo që ka promolguar, zgjatur e zvarritur fillimin e gjykimit të kriminelëve në Kosovë, natyrisht, në konsultim e koordinim me miqtë e saj evropianë. U pa qartë se pretendimet që ajo nuk arriti t`i realizojë, në gjallje të Presidentit Ibrahim Rugova, po i lëndëzon pas shuarjes së Tij. Ata që e pasuan Dr. Rugovën në pushtet, janë të akuzuarit e parë të Gjykatës Speciale. Dhe, këta e dinë se Serbia ka dëshmi faktike për krimet e tyre. Fjala është për ekzekutimet, gjatë dhe pas luftës, të shqiptarëve të pafajshëm. 

"Komandantët" listëbërës dhe urdhërdhënës të vrasjeve politike, janë në varësi të plotë nga Serbia, ashtu siç është një përdorues i stazhionuar i drogës, pikërisht, për dëshmitë faktike që ajo zotëron. Është Serbia ajo që i zgjodhi eksponentët e krimit dhe i mban në pushtet "komandantët". Ajo prishi Qeverinë Mustafa, pa asnjë bazë reale, ajo bashkoi bandën-PAN, ajo dirigjoi nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht se e dinte pamundësinë e shfuqizimit. Por, qëllimi ishte dëmtimi i marrëdhënieve në relacionin Kosovë - ndërkombëtarët. Rrjedhimisht, Serbia po përfiton në kohë, për t`i realizuar edhe disa objektiva, për t`u bërë edhe zyrtarisht hisedare në sundimin e Kosovës. 

Edhe pse me shumë skepticizëm, se Gjykata Speciale do ta shterrojë hetimin dhe ndëshkimin e kriminelëve masiv, gjatë dhe pas luftës të Kosovës, mendoj se ajo do të fillojë misionin e saj, atëherë kur Serbia do ta japë pëlqimin e saj. Kjo vërehet edhe në qasjen ngutuese, madje, me presione, jo fort diplomatike, të ndërkombëtarëve, për t`i përmbyllur çështjet e hapura me fqinjët, kryesisht, me Malin e Zi dhe Serbinë. Edhe presidenti i Kosovës, (pa Republikë, kujtoni FAK-un e tij), Hashim Thaçi, nuk ndjehet i qetë. Ai nxitoi t`i dekorojë, veç tjerëve, por, në radhën e parë të listës së stërgjatë dekoruese, 28 vetë, të gjallë e të vdekur, prej tyre 22 janë kriminelë me kartelë ose, në forma të ndryshme, pjesë e krimit. Kësaj i thonë: "Luaje macë, kryet e buallit!" President, e jo mahi!!!

Ata që "e kanë mizën pas veshit", por, edhe miku i tyre Edvin Rama, kryeministër i Republikës të Shqipërisë, po i gëzohen daljes nga Zyra e Kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwendiman, me mendësinë e dështimit të të tij, në hetimin e krimeve në Kosovë. Kalkulimet e kriminelëve, por, edhe e mikut të tyre Rama si dhe lukunisë mbrojtëse të krimit në Kosovë, janë shprehje e dëshirave të tyre, për të qenë kriminelë, por, në liri, madje, në kupolë të shtetit dhe të pushtit. Por, Schwendiman shpjegon se "më 31 mars 2018, largohet, kur emërimi i tij do të marrë fund". Dhe shton: "Kjo duhet të ndodhë sepse administrata amerikane nuk mund të bëjë përjashtim për statusin tim si pensionisit i rimarrë në shërbim, diçka që ligji nuk më lejon të ndryshoj, pavarësisht nga sa shumë mund të dëshiroj të qendroj".

Përveç masakrave numerike, të shkaktuara nga armiku pushtues, që ne i vëjmë në bisht të lahutës si "epopera", edhe krimet e "komandantëve", kundër shqiptarëve të pafajshëm, gjatë dhe pas luftës, janë të bollshme. Lënda hetimore janë lapidarët dhe varret masive. Sidoqoftë, krimit nuk i skadon afati. /botasot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco