BE kundër Edi Ramës: Të papranueshme deklaratat, ndërhyrje politike në vendet fqinje

BE kundër Edi Ramës: Të papranueshme deklaratat, ndërhyrje politike në vendet fqinje

13:53, 19/02/2018

Komisioni Europian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë një fjalimi, Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët.

Por zëdhënësja e KE, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papranueshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.

“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Image

Kjo nuk është deklarata e parë e Edi Ramës, që sjell trazim jo vetëm në rajon.

Disa politikanë periferikë serbë kanë kërkuar që Rama të shpallet ‘non grata’ në Serbi pas komenteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

liu19/02/2018 18:21

Ky eshte i mare!

hasan19/02/2018 14:34

I paska shkuar ndermend me ja fut Likes me duket...

Llari19/02/2018 14:18

Ç'i veni men këtij rrotë llari? Eksperimentin vetë e keni bo për kopshtin zoollogjik/Shqipni, me i vu në kry një rrotë llari, pse çuditeni kur flet llarlliqe një llar? Pse doni me ja zgjanu bolet përtej kopshtit zoologjik?

Shto koment

Denonco