Propozimi i Ramës për president të përbashkët/ Reagon Hoti: Kjo është fyerje për kosovarët

Propozimi i Ramës për president të përbashkët/ Reagon Hoti: Kjo është fyerje për kosovarët

18:42, 18/02/2018

Anëtari i kryesisë së LDK-së,Avdullah Hoti,e ka cilësuar fyrje për kosovarët propozimin e bërë nga Edi Rama,për një president të përbashkët për të dy shtetet.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kjo është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve.

“Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka shkruar Hoti, në një reagim në FB.

Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta po pse jo një president simbol të unitetit kombëtarë dhe një politikë kombëtare të sigurisë”, ka thënë Rama, në fjalimin e tij, shkruan Gazeta Express.

E ka pranuar se një ide e tillë nuk është e realizueshme tash po ka thënë se edhe dicka që ëndërrohet mund të realizohet.

“Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet nuk është e pamundur të realizohet”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

12319/02/2018 08:01

Që shqiptarët e dy anëve të kufirit kanë ëndëruar e vazhdojnë të ëndërojnë për një shtet të përbashkët e natyrisht edhe një president të përbashkët, do të ishte hipokrizi që ta mohonim këtë. Ajo që ka ngjallur diskutim me deklaratën e Ramës, nuk ësht se psë është thënë kjo, por kush e ka thënë. E ka thënë Edi Rama më tepër si provokim se sa një dëshirë patriotike. Cilido e ka të kjartë duke u nisur nga marrëzia e tij për ta paraqitur veten si udhëheqes rajonal e bile deri global (le të kujtojmë iditotësinë e tij që shkoi deri në marrëzinë e padëgjuar, që t'ju kërkonte amerikanëve që të zgjidhnin si president atë që kishte piketuar ai në mendjen e tij), se Rama aludimin si president të gjithë shqiptarëve e ka bërë për veten e tij. Pra me megallomaninë e tij ai thjeshtë ka provokuar ,me mendimin se do ta brohorasin ate si presidentin e ardhshëm mbarëkombëtar. Nuk është ndonjë gjë e re kjo në stilin e Ramës. Le të sjellim në kujtesë "trimërinë" e tij kur duke u dridhur, skuqur e shtrembëruar, i tha Vuçiçit atë që ja kishin thënë që prej një dekade mbi 115 vende të botës që miratuan pamvarësinë e Kosovës e kanë një shekull që e kanë thënë gjithë shqiptarët se Kosova nuk ështe Sërbi. Përse ? Sepse ai deri sa u bë shef i socialistëve me ambicien për tu bërë kryeministër, shqiptarët e Kosovës ishte mësuar në familjen e ku lindi e u rrit, që ti quanin "jugosllavë". Urojmë qe Zaho, biri i tij që ai e përmend me vend e pavend, vërtetë të bëhet dikur një qytetar i një shteti të bashkuar shqiptar, por pas 10 vitesh nëse realizohet kjo aspiratë, Zahoja do ta ndjente vetën të turpëruar me babain e tij..

t18/02/2018 21:05

Me te tilla deklarata kujton se po e ben qe ta leje ne hije marrveshjen e piset me greket

Ideshpruar18/02/2018 19:17

Pse fyerje more pis pisit! Te paret tuaj baballaret dhe gjysherit e kishin anderr nje gje te tille! Qenke pleh i madh ti Hoti!

Shto koment

Denonco