Pacolli në takimin e Koalicionit Botëror kundër ISIS-it në Kuvajt

Pacolli në takimin e Koalicionit Botëror kundër ISIS-it në Kuvajt

11:45, 13/02/2018

Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi pwr shtyp, ka bërë të ditur se ministri Behgjet Pacolli, po merr pjesë dhe do t’i adresohet me një fjalim takimit ministerial të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it, i cili po mbahet sot në Kuvajt.

Ky takim, ka për qëllim që të koordinojë përpjekjet e shteteve anëtare në përballjen e tyre me kërcënimet terroriste, jo vetëm në Siri dhe Irak, por gjithashtu në gjithë botën.

Konferenca do të bashkë-drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shtetit të Kuvajt-it, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Sabahand dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson.

Në vigjilje të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli është takuar me shumë homologë të tij nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Sekretarin amerikan, Rex Tillerson, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit dhe të tjerë.

Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të 74 parterëve të Koalicionit Global kundër ISIS-it, që përfshinë shtetet anëtare dhe Organizata Ndërkombëtare, janë takuar në Kuvajt, që të riafirmojnë vendosmërinë në këtë qëllim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment