Pse e priti Haradinaj, deputetin Zeka, pak para se ai të arrestohej

Pse e priti Haradinaj, deputetin Zeka, pak para se ai të arrestohej

07:42, 17/10/2017

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim deputetin e Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka, pak kohë para se deputeti të arrestohej si i dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal dhe për mashtrim.

Zyra e kryeministrit Haradinaj njofton se në takim është biseduar “për temat e aktualitetit politik, për mirëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe për një dinamikë të re në qeverisjen e vendit”.

Sipas njoftimit, Haradinaj është interesuar rreth ligjit për transmetuesin publik të Kosovës, RTK.

Zeka, si anëtar i Komisionit Parlamentar për Media, e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj për nismën e këtij komisioni për amandamentimin e Ligjit për RTK-në, i cili rregullon fushëveprimin e transmetuesit publik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco