A do t’ia marrë Kosova lojtarët Zvicrës? Ja si përgjigjet trajneri zviceran i Përfaqësueses kosovare

A do t’ia marrë Kosova lojtarët Zvicrës? Ja si përgjigjet trajneri zviceran i Përfaqësueses kosovare

19:10, 09/03/2018
A+ Aa A-

Trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë intervistën e parë për gazetën zvicerane, “Blick”.

66-vjeçari gjatë kësaj interviste ka deklaruar se Federata e Futbollit të Kosovës, nuk do t’ia “vjedhë” Zvicrës lojtarët me origjinë shqiptare, por do të jenë vetë lojtarët që do të vendosin.

Pjesë e ekipit kombëtar të Zvicrës, janë edhe disa lojtarë nga Kosova, të cilët mbajnë barrën kryesore të ekipit, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Valon Behrami.

I fundit nga Kosova që ka zgjedhur Zvicrën, është Florent Hadërgjonaj, mbrojtësi i Huddersfield.

“Asnjë kombëtare nuk vjedh lojtarë”, ka thënë Challandes.

“Është gjithmonë lojtari që vendos. Dhe është e qartë se një futbollist zgjedh atë kombëtare që i shërben më shumë karrierës së tij. Jo pa arsye futbollistët si Xhaka dhe Shaqiri luajnë për Zvicrën dhe jo për Shqipërinë”, ka thënë trajneri i ri i Kosovës.

Challandes po ashtu është pyetur edhe për rezultatet e dobëta të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

“Kishte një grup të tmerrshëm me Kroacinë, Islandën, Turqinë dhe Ukrainën. Shumë, shumë vështirë. Dhe gjithashtu mos të harrojmë se ekipi kombëtar i tyre ka vetëm dy vite. Kosova është një fëmijë që po mëson të ecë. Por, pasioni për futbollin është atje. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco