Serbët ‘fusin hundët’ edhe në sport, e quajnë skandal emërimin e Challandes si trajner të Kosovës

Serbët ‘fusin hundët’ edhe në sport, e quajnë skandal emërimin e Challandes si trajner të Kosovës

19:02, 04/03/2018
A+ Aa A-

Emërimi i Bernard Challandes, si trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, ka ngjallur reagime të pritshme në opinionin serb, i gatshëm të gjejë skandale dhe të krijojë polemika edhe aty ku sporti nuk lejon vend.

Ulja e teknikut të njohur zviceran në stolin e përzgjedhësit të përfaqësueses kosovare, sipas tyre duhet konstestuar që në fillim për qëndrimet zyrtare.

Në mediat me seli në Beograd ka pasur një vend të konsiderueshëm përshkrimi i deklaratave të Bernard Challandes, se Kosova duhet të jetë e bashkuar dhe se përpara tij është një detyrë e vështirë.

Ai duhet të mbledhë futbollistët që luajnë jashtë vendit dhe t’i bëjë të përfaqësojnë një flamur.

Në këtë apel përfshihen dhe lojtarët e krahinave shqiptare në Preshevë.

Zvicerani Bernard Challandes do të drejtojë përfaqësuesen e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. 66-vjeçari ka drejtuar skuadra të njohura si Zurich, Sion, Xamax, Young Boys, por edhe kombëtaren e Armenisë, pa spikatur me rezultate të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fery04/03/2018 20:04

Perveq politikaneve shqiptar serbet askush askund si perfille dhe si bene hesap. Ne Kroaci e Slloveni psh. ata ne cdo aspekt jane te injoruar . Arsyet pse politikanet shqiptare kane dhene prova te mjaftueshme se jane te nenshtruar ndaje politikaneve serb jane buja qe u behet deklaratave te zyrtareve te larte serb ne hapesiren gjitheshqiptare dhe qe percillen si top lajme me pompozitet te papare nga mediat dhe portalet ne gjuhen shqipe .Sot, nji analist i respektuar Suedez , per viziten e treshes se BE ne shtetet e Ballkanit Perendimor Hahnn. Junker e Mogerini , perveq tjerash analisti Suedez thote se nese BE deri ne vitin 2025 vendos ti pranoje shtetet e Ballkanit Perendimor ne gjirin e saje ne paket ateher , BE te pergaditet te pranoje ne paket edhe korrupsionin gallopant qe sot dominon dhe i ka perfshi gjithe shtetet e Ballkanit , te pergaditet te pranoje edhe nacionalizmit primitive dhe shovenizmin e popujve te Ballkanit , BE te pergaditet te pranoje edhe historia te ndyshme nga shtetet dhd popujt e Ballkanit nder te cilet serbet prijne ne gjitha fushat sepse serbet i fusin hundet kahdo dhe kudo kurse , aktuishte nepermes kapitalit te tyre jocilesor dhe tejet te lire ,ata mundohen te jane prezente ne gjitha shtetet e Ballkanit Perendimor perfundon analizen e tij gazetari Suedez . Futja e hundeve te politikes serbe kudo qe ata vleresoje se mund ti fusin ose , kudo qe ata i " therrasin " ti fusin hundet , sigurishte seserbet do ti fusin sepse. eshte ne mentalitetin e tyre primitiv dhe edukaten e tyre mesjetare qe kete veprim pa pertese ta bejne por ,edhe kane ndertuar pitikY futjehundesh tek te tjeret .Parashtrohet nji pyetje e thjeshte ...te ma thone dikush se pse serbet dhe politika serbe s mund ti fusin hundet ne Slloveni ose Kroaci edhepse , gjithe keta popuj bejne pjese ne popuj te sllaveve te jugut por , serbet hundet kuredo dhe sa te duan i i fusin te shqiptaret ...?

Shto koment

Denonco