Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

U transferua me bujë te Werder Bremen, çfarë po ndodh me Milot Rashicën

U transferua me bujë te Werder Bremen, çfarë po ndodh me Milot Rashicën

22:55, 02/03/2018
A+ Aa A-

Borussia e Monchengladbachut nuk arriti ta shfrytëzonte si duhet faktorin fushë për të marrë fitoren ndaj Werder Bremenit në sfidën hapëse të javës së 25-të të Bundesligës.

Ndeshja që u luajt në “Borussia-Park”, në një terren jo fort të përshtatshëm për shkak të reshjeve të dëborës u mbyll në barazim 2-2.

Edhe pse kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, vendasit nuk ditën ta administronin lojën, madje rrezikuan edhe ta humbisnin ndeshjen.

Zakaria realizoi një gol të bukur prirët me portën në minutën e 5-të, ndërsa autogoli i Moisander e çoi Gladbachun në epërsi të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Werderi ishte më kërkues në lojë dhe e gjeti dy herrë rrjetën me Delaney dhe Johansson, duke shmangur humbjen.

Trajneri Werderit Kohfeldt nuk e preferoi Rashicën titullar, madje nuk e hodhi në fushë as si zëvendësues. Ylli i përfaqësueses së Kosovës u transferua me bujë te Werder Bremen, por çuditërisht nuk po aktivizohet në ndeshjet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco