Zv/kancelari austriak që tha se 'Kosova është Serbi', i dashuruar me bukuroshen serbe

Zv/kancelari austriak që tha se 'Kosova është Serbi', i dashuruar me bukuroshen serbe

12:43, 13/02/2018
A+ Aa A-

Heinz Christian Strache,  zv/kancelari austriak që udhëheq me partinë e ekstremit të djathtë, FPO, i cili bëri bujë në mediat serbe me deklaratën se Kosova është ‘pjesë’ e Serbisë, në vitin 2015  ka qënë i fejuar me këngëtaren serbe Teodora Kunic, vajzën e Suzana Mançicit, e cila u bë e famshme në ish-Jugosllavi si prezantuese e Loto-s.

Informacionet vijnë ndër vite nga mediat për dashurinë e tij për serbët:

Portali austriak “Kosmo” në 14 tetor 2015 shkruante se "kolegët serbë duket se nuk kanë asnjë ide se kush është politikani i njohur austriak. Vërtetë, këmbanat e dasmës do të bien për Teodorën së shpejti, por për Strache-n ato mbeten të heshtura...Shefi i FPÖ ishte vetëm një mysafir në mbrëmjen e fejesës".

Ndërsa, portali “Populismobserver” në 2015 shkruante: " Partia e lirisë e Austrisë dhe mbështetësit e tyre, emigrantët serbë”  sepse " specifike për FPÖ është se ata filluan të kërkonin vota nga emigrantët. Nga emigrantët serbë, më saktësisht. Duke parë Heinz Christian Strache – Kryetarin e FPÖ - me një ruzare lutjesh ortodokse serbe, ky nuk është më një lajm i paparë në Vjenë. Politikanët e FPÖ-së, përfshirë vetë Strache-n, shfaqen shpesh në restorantet dhe klubet e natës serbe, ku ata bëjnë foto para “qebapëve” dhe vallojnë “Turbo-Folkun” serb.

Zeri shkruan se në një emision të njohur satirik në vitin 2010, "Wir Sind Kaiser", Strache tha: "Nuk e kuptoj se nga vjen kjo urrejtje (...). Unë jam një person i ngrohtë dhe nuk urrej. Kur dikush më vlerëson në gjuhën serbe, "Pomozi Bog", i përgjigjem me tri gishta. Unë jam multikulturor".

Ja dialogu:

Moderatori: Ne flasim pak serbisht, apo jo? A flisni edhe serbisht?

Strache: Po disa fjali, mund të them ... ‘Kosova është zemra e Serbisë’, për shembull.

Moderatori: Por ka shumë njerëz me një mendim krejtësisht të ndryshëm.

Strache: Po, ju keni të drejtë.

Moderatori: Çfarë do të thotë juaji?

Strache: Ku ka padrejtësi, unë jam atje për këdo që është kundër saj ... dhe ‘Kosova është zemra e Serbisë’.

Në një video të botuar në internet para zgjedhjeve të 2015, Strache deklaroi: "Serbët janë grupi më i madh i emigrantëve në Austri. Ata janë të integruar shkëlqyeshëm. Ata janë njerëz punëtorë.  E duan shtëpinë e tyre të re dhe qëndrojnë në "shtëpinë" e tyre të re, Austrinë.


    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Maloku13/02/2018 13:22

    Psikopeter te tille ka me shume ne Shqiperi. Atdheu mbi te gjitha. Rrofte Kosova dhe Shqiperia e shqiptareve.

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco