SHËNIM/ Teknologjia e propagandës së ‘antiramistëve’, për ta larë të pëgërën me urinë

SHËNIM/ Teknologjia e propagandës së ‘antiramistëve’, për ta larë të pëgërën me urinë

Nga SYRI.net - 19/02/2018

Është bërë tashmë e zakonshme, që sa herë kur Andi Bushati hedh në eter ndonjë analizë “të egër” kundër qeverisë apo “Rilindjes” në përgjithësi, ajo rishpërndahet dhe ribotohet me shpejtësinë e “dritës” te të gjitha mediat që e kanë të shkruar në ballë se i shërbejnë Edi Ramës.

Shumë habiten se si ka mundësi që shkrimet e një prej analistëve më të “pamëshirshëm” ndaj Edi Ramë, njëkohësisht marrin jehonë te enturazhi mediatik i kryeministrit!

Ka ardhur koha që ta shpjegojmë këtë teknologji të propagandës, e cila çon ujë të cilësisë së parë në mullirin e Edi Ramës; e sofistikuar në pamje të parë, por shumë e trashë nëse merr mundimin ta zbërthesh.

Strategjia kryesore e ndërtimit të një mirazhi për publikun është ajo e futjes të të gjithëve, “në një thes”. Pra qeveria dhe PS e kapur nga krimi dhe oligarkët, por edhe një opozitë që nuk është hiç më e mirë; media e gazetarë që kontrollohen nga Rama, por edhe të tjerët që kontrollohen nga opozita, apo bëjnë “lojë të dyfishtë”.

Kjo lloj teknologjie që përdoret me zell edhe nga analistë të tjerë të vetëshpallur si “antiramistë”, si Lubonjë etj, në fakt ngjit më së shumti në opinion, edhe si pasojë e pritshmërisë më të madhe që vjen nga opinioni për aksionin opozitar, përball mënyrës skandaloze se si qeveris Rama dhe të kapjes së tij me presh në dorë, disa herë në krim.

Një mënyrë tjetër për të mjegulluar thelbin e thelbit të asaj që ka instaluar Edi Rama në Shqipëri, (edhe më e “sofistikuar kjo), është ajo e përpjekjes për të mbuluar të pëgërën kapicë, me të urinën, që hedhin herë pas here bashkëpunëtorët e kryeministrit.

Një shembull tipik i kësaj teknologjie mediatike është edhe analiza e fundit e Bushatit: “Kullat e Veliajt, krim më i madh se hashashi i Tahirit”.

Që në titull jepet mesazhi, se punët e pista në Shqipërinë e Rilindjes qenkan të ndara; Të tjera ato të Ramës dhe të tjera ato të Tahirit, Veliajt apo Beqajt, Ahmetajt e Gjiknurit me kompani.

Shkrimi në pamje të parë, reket të zhbirilojë një të vërtetë tashmë të madhe, atë të ekspansionit të paprecedentë të ndërtimeve në përgjithësi dhe të kullave gjigante në veçanti, në Tiranë.

“Edhe Rama edhe Veliaj fshihen sepse e dinë që po konsumojnë një krim. Ata duan t‘i mbulojnë kullat me shoshë, sepse janë të ndërgjegjshëm se përmes tyre po e vrasin kryeqytetin. Mjafton të përmendësh se kryeministri i sotëm, 20 vite më parë, kur ishte ministër Kulture dhe kur nuk kishte mundësi të fuste gjë në xhep, e shpalli zonë të ruajtur qendrën e Tiranës ku po jep leje sot. Mjafton të përmendësh se Erion Veliaj, në fushatë, kur duhet të joshte qytetarët për vota, premtonte zero ndërtime në Tiranë. Që pas fitores ai ka firmosur plot 170 pallate të reja”, shkruan Bushati.

Pra i gjithë ky beton që po hidhet furishëm menjëherë pas mbylljes së operacionit, 2015-2017, për kanabisimin e Shqipërisë (Me autor Saimir Tahirin?!) jo vetëm në Tiranë, sipas Bushatit ka vetëm një problem; atë të “vrasjes së kryeqytetit”, zhdukjes së zonave historike dhe hapësirave publike.

Të gjitha këto janë të vërteta. Në pamje të parë përshkruhet “mister 20%”, në kohën që drejtonte bashkinë e Tiranës dhe që sot është zëvendësuar nga Erion Veliaj. Por ajo që bën në thelb Bushati është përpjekja e tij për të na mbushur mendjen, se ky krim me kullat në Tiranë ( na qenka edhe më i madh nga ai i kanabisimit të vendit) bëhet vetëm për të përfituar, ca para nga lejet e ndërtimit.

“Por, sado e rëndë apo cinike qoftë, duhet pohuar një gjë. Kanabizimi ishte vërtet një krim i paramenduar shtetëror, efektet e tij për korruptimin e shtetit, për nëpërkëmbjen e policisë, për shkatërrimin ekonomik të bujqësisë dhe shtimin e përdoruesve të rinj të barit, qenë vërtet të tmerrshme. Por efekti i tij, është i çrrënjosshëm më lehtë dhe me pasoja më afatshkurtëra. Ndërsa politika urbanicide e betonizimit është krejt ndryshe. Ajo e shkatërron në mënyrë të pakthyeshme Tiranën duke e bërë atë qytetin me mbipopullimin më të madh në Europë”, i vë vulën asaj që po ndodh, Bushati.

Pra kemi një Saimir Tahiri, që “doli dru i shtrembër” dhe bëri atë që bëri; korruptoi shtetin, nëpërkëmbi policinë, shkatërroi bujqësinë dhe shtoi përdoruesit e hashashit…

Nga ana tjetër kemi edhe një Erion Velaj që; po betonizon dhe po mbipopullon Tiranën, po shkatërron gjelbërimin etj.

Nëse e sheh nga larg panoramën që na servir Bushati, të mbushet mendja se kullat që po ndërtohen dhe kanabisimi i vendit nuk kanë asgjë të përbashkët, asnjë pikë që i lidh.

Dhe në fakt kjo është teknologjia për të cilën po flasim. Ky është thelbi i qëllimit të këtij shkrimi dhe dhjetëra të tjerëve tipik, “kundër Rilndjes”, duke përjashtuar rastin, se Andi Bushati e të tjerë janë naiv të mëdhenj.

Duke treguar ca të vërteta, fsheh atë të madhen, pikën që ndërlidh drogën me ndërtimet, Tahirin me Veliajn, Beqen me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin me Arben Ahmetajn.

Bushati harron qëllimisht se synimi final i kanabisimit të vendit ishte përfitimi i shpejtë e miliardave, të cilat më pas edhe duhet të pastrohen nëpërmjet lulëzimit të bankave të reja misterioze të themeluara në “offshore”, projektit “1 miliard” në infrastrukturë dhe natyrisht në sektorin e ndërtimit, ku kompani fantazmë të themeluara së fundmi, me “buxhet” 20 mijë euro, po ndërtojnë kulla gjigante.

Të shpëlash fytyrën dhe rolin e vërtetë të Edi Ramës në gjithë këtë ndërmarrje gjigante kriminale nëpërmjet analizave të tilla “ të egra” që , ngjasojnë shumë me mënyrën se si Rama po lan e shpëlan paratë e drogës (që në fakt nuk vijnë vetëm nga kanabisi, por më së shumti nga kokaina dhe heroina, për të cilat gati nuk flitet deri në raportin e radhës të Departamentit të Shtetit) gjëja e parë që të vjen në mendje është ajo shprehja frazeologjike e popullit: Kot mundohesh, nuk shpëlahet dot kurrë, m..i me sh..ë!

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco