Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Pesë ‘armiqësitë’ e yjeve shqiptare që u harruan dhe u shndërruan në miqësi të mirë

FOTO/ Pesë ‘armiqësitë’ e yjeve shqiptare që u harruan dhe u shndërruan në miqësi të mirë

17:38, 24/09/2017
A+ Aa A-

Shumë këngëtarë shqiptarë kanë arritur të ruajnë një raport të mirë me kolegët e tyre. Por ka edhe nga ata, që me kalimin e viteve kolegialitetin e kanë shndërruar në armiqësi, në varësi të rrethanave.

Mirëpo e çuditshmja ndodh që edhe këto ‘armiqësi’ të dikurshme, të shndërrohen në miqësi dhe më pas këngëtarët të ruajnë raport të mirë me njëri-tjetrin. Në vazhdim ju prezantojmë me pesë ‘armiqësitë’ e kthyera në miqësi mes yjeve shqiptarë:

Image

Noizy dhe Ledri Vula

Dikur urreheshin dhe shaheshin pafund përmes mesazheve në rrjetet sociale. Ledri kishte prishur raportet me të për shkak të mikut të dikurshëm Getoar Selimit, ndërkohë pas daljes dhe prishjes së raporteve me Babastars, Ledri filloi përmirësimin e relatave me reperin nga Shqipëria dhe tani ai dhe Noizy së shpejti flitet se do të vijnë edhe me duet.

Image

Tuna dhe Dafina Zeqiri

Jo të pakta janë rastet, kur edhe këngëtaret femra kanë pasur probleme me njëra-tjetrën. Tuna dhe Dafina dikur sollën së bashku një bashkëpunim me 2po2, këngën “Vibe”, e cila pushtoi diskotekat shqiptare në vitin 2010. Por më pas gjithçka kishte përfunduar me një armiqësi të tmerrshme, ku ato në fjalë nuk u kursyen aspak në fjalë të këqija për njëra-tjetrën. Por viti 2017 është viti i ‘rikthimit në miqësi’ për to, kjo pasi përmes rrjeteve sociale, këngëtaret kanë paralajmëruar se kanë rregulluar raportet dhe se tani shkojnë shumë mirë dhe mbështesin njëra-tjetrën në projekte.

Image

Getoar Selimi dhe Gold AG

Kishin prishur raportet shumë vite më parë, e mollë sherri për këtë gjë ishte bërë pjesëmarrja në një festival, por mesa duket reperët Getoar Selimi dhe Gold Ag kanë lënë gjithçka prapa krahëve, dhe tani ruajnë një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Këtë më së miri e vërtetojnë fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.

Image

Dafina Zeqiri dhe Noizy

Edhe dyshja në fjalë kanë pasur dikur relata të këqija. Noizy ka qenë ai, i cili dikur ka përdorur edhe fjalë fyese kundrejt saj në një prej këngëve të tij. Por gjithçka mbaroi dhe në 2016-ën ata u panë duke performuar së bashku në koncert. Javë më parë, Dafina publikoi edhe disa fotografi përmes së cilave reklamonte bluzat e reja të markës së Noizyt e njohur si Ilyrians, një tjetër indikacion ky që tregon se mes tyre ka një miqësi shumë të mirë.

Image

Stresi dhe MC Kresha

Vite më parë edhe reperët Stresi dhe MC Kresha ishin armiq. Stresi ishte ai, i cili publikoi një video në rrjetet sociale, ku shfaqej duke sharë reperin e labelit PINT, teksa i thoshte se nuk do ta lejonte të performonte në Tiranë. Por jo më larg se një javë më parë, MC Kresha u pa duke performuar në një nga diskotekat në Tiranë, teksa Stresi shijonte performancën e kolegut të tij, me të cilin ruan tashmë një miqësi të mirë./Telegrafi/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco