Adrian Gaxha kapet mat me të dashurën

Adrian Gaxha kapet mat me të dashurën

14:58, 24/09/2017
A+ Aa A-

Lajmet se është duke jetuar një dashuri të re kanë kohë që po qarkullojnë në media e portale. Por Adrian Gaxha ka vijuar ta mbajë sa më larg kureshtjes publike lidhjen e dashurisë me Dafinën. Edhe pse është kapur mat disa herë, si rasti në aeroportin e Prishtinës, sërish Gaxha nuk ka dashur të japë detaje. Megjithatë, publikisht, ai ka pohuar se është në një lidhje që nuk do ta bëjë publike për shkak se respekton partneren, e cila nuk ka pse të jetë në fokus të mediave kur nuk është personazh i njohur.

Megjithatë, sa më shumë janë ruajtur, aq më shumë janë ndjekur ata të dy. Dhe ja ku janë kapur mat sërish nga kamera e Prive. Adriani dhe Dafina kanë qenë së fundi në festën e organizuar nga grimieri i njohur në Kosovë, Armend Ramadani, me rastin e 15-vjetorit të karrierës së tij.

Shumë afër njëri-tjetrit, por sapo u është afruar kamera, çifti janë ndarë me shpejtësi si për të “shpëtuar” nga syri kureshtar i të gjithëve.

Por nuk ia kanë dale dot. Jo këtë herë… 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco