Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Del zbuluar e fshehta që Getoari i ka mbajtur Marinës

Del zbuluar e fshehta që Getoari i ka mbajtur Marinës

22:27, 23/09/2017
A+ Aa A-

Çifti shumë i dashur nga publiku, Marina dhe Getoari u martuan dy javë më parë në një dasmë që u komentua shumë nga mediat ashtu si lidhja e çiftit ka qenë prej vitesh kryefjala e mediave rozë. 

Megjithatë e ftuar sot në emisionin “Xing me Ermalin”, Marina mësoi një detaj nga traditat e dasmës që Getoari ja ka mbajtur të fshehtë. 

Moderatori Ermal Mamaqi i tregoi Marinës një traditë që e bëjnë në Kosovë natën e parë të martesës të cilën Getoari mesa duket e ka shmangur.

“Në momentin kur dhëndri do hyjë tek dhoma e nuses ditën e parë të martesës, të gjithë si i nuseve, kryesisht burrat rreshtohen dhe gjuajnë më grushta dhëndrin”, tregoi moderatori. 

“Geti qenka treguar shumë djallëzor. Se kur bëmë të gjitha detajet e dasmës, unë thoja traditat e mia, ai të vetat dhe këtë s’e tha. Ka thënë vetëm çfarë i ka leverdisur. Do t’ja bëj sapo të shkoj në shtëpi. Do mbledh të gjithë burrat e sit. Geti sonte në shtëpi do jesh?”, tha Marina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco