Marina i zbulon të gjitha: Ky është spektakli që do të drejtoj dhe ja kur do të fillojë

Marina i zbulon të gjitha: Ky është spektakli që do të drejtoj dhe ja kur do të fillojë

21:41, 23/09/2017
A+ Aa A-

Është përfolur shumë për spektaklin që Marina do të prezantojë në TV Klan pas largimit në Top Channel. Deri më tani është bërë e ditur se bëhet fjalë për një spektakël muzikor, por të gjitha detajet e tjera, madje edhe se kur do të llojë ky spektakël Marina i ka zbuluar sot në “Xing me Ermalin”.

“Do jetë një spektakël muzikor, një spektakël i vërtet, po investohet shumë. Kemi synim që pas një jave të lodhshme, në fundjavë të vijmë vetëm më argëtim. Do ketë shumë muzikë. Në 2 orë kemi dëshirë të bëjmë vetëm qejf. Do të jetë një tip garë spektakël, të ndërthurura”, tregoi moderatorja. 

“Ka për të pasur emrat më të mirë të muzikës shqiptare. Por jo vetëm muzikë. Gjithashtu ka për të pasur edhe personazhe nga politika, kultura, pra personazhe që kanë inuencë. Çdo javë do të kemi nga arena ndërkombëtare dhe nga tregu i muzikës shqiptare emrat absolut më të mirët”, tha Marina duke shtuar se spektakli do të drejtohet vetëm nga ajo.

Marina zbuloi gjithashtu se spektakli do të llojë pas një muaji dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk ka zbuluar më shumë. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco