Inva Mula: Si e ftova ambasadoren shqiptare në shfaqje dhe më tha nuk kam kohë

Inva Mula: Si e ftova ambasadoren shqiptare në shfaqje dhe më tha nuk kam kohë

22:20, 22/09/2017
A+ Aa A-

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula ka rrëfyer për emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ për karrierën, jetën e përditshme dhe marrëdhëniet familjare.

Inva Mula tha se institucionet dhe ambasadat shqiptare në botë duhet të bëjnë më shumë për promovimin e artit.

Inva Mula tregoi edhe një rast, kur ftuar ambasadoren shqiptare në një shfaqje në Spanjë, por ajo i ka thënë se nuk ka kohë, ndërkohë që në shfaqej ishte edhe mbretëresha e vendit.

“Në një opera në Spanjë unë kam pasur shfaqje dhe kam ftuar ambasadën dhe ambasadoren që ka qenë në atë moment dhe më ka thënë nuk kam kohë. Ndërkohë që ishte mbretëresha e shtetit prezente. Por ka pasur edhe raste kur ambasadori shqiptar është bërë miku im më i mirë dhe ka ardhur. Por është individuale dhe nuk ka qenë në program. Unë mendoj se ambasadat duhet ta kenë në program të veçantë, pasi është në ndihmë të imazhit të vendit promovimi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco