Linda Rei flet për sherrin me Robert Alinë dhe mosmarrëveshjet me të fejuarin!

Linda Rei flet për sherrin me Robert Alinë dhe mosmarrëveshjet me të fejuarin!

18:39, 22/09/2017
A+ Aa A-

Linda Rei është personazhi i jashtëzakonshëm që po garon si kërcimtare në sfidën e VIP-ave “Dance with me”, spektakli që nisi të hënën në ekranin shqiptar.

Edhe këtë edicion përballë çifteve të njohur janë paneli i jurisë, që përbëhet nga Valbona Selimllari, Albi Nako dhe Robert Aliaj.

Perfomanca e Lindës me dy balerinë nuk kaloi pa u komentuar nga artisti kontravers Bert Aliaj, pas komenteve të të cilit Linda i deklaroi se mund ta puthte në ekran, por s’e bën dot, pasi është e fejuar, dhe për më tepër i dashuri i zemrës ndodhej në sallë  për ta ndjekur nga afër. Më pas Linda bëri disa foto me partnerin në oborrin e

“TV Klan”, foto që bënë xhiron e rrjeteve sociale.

E pyetur nga gazeta “Panorama” se çfarë i tha i fejuari pas batutave ngacmuese me Bertin në spektakël, ajo u përgjigj: “I fejuari normalisht nuk më tha gjë se ai ishte aty prezent, dhe ishte shumë e qartë që unë po bëja show, po ashtu dhe Berti. Nuk mendoj se ka diçka për të thënë mes meje dhe të fejuarit, se e dime të dy që është thjesht një show për të argëtuar njerëzit”.

Ndërkohë lidhur me komentet që mori nga publiku pas spektaklit, ku ajo u shfaq në skenë si balerinë, u përgjigj: “Thjesht si gjithmonë më vjen mirë që njerëzit më shkruajnë mesazhe të bukura në Instagram, dhe më jep lumturi fakti që po arrij atë që dua”.

 Modelja që jeton në Itali, u bë pjesë e spektaklit të Vera Grabockës e Alketa Vejsiut pasi deklaroi fejesën me djalin 28-vjeçar të biznesmenit të njohur nga Kosova, që jeton në Lugano të Zvicrës.

Në fillim Linda tha se ai është shumë xheloz dhe nuk ishte fare dakord që firmosi kontratën për këtë spektakël, por mesa duket mosmarrëveshjet tani i kanë kapërcyer. Vetëm pas 3 muajsh lidhje, Linda mori propozimin për fejesë nga ai, bashkë me një unazë super të shtrenjtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco