FOTO/ Klaudia e quajti Albin ‘vëlla’: Nëna dhe motra e balerinës luftë me komentuesit në Instagram

FOTO/ Klaudia e quajti Albin ‘vëlla’: Nëna dhe motra e balerinës luftë me komentuesit në Instagram

16:51, 22/09/2017
A+ Aa A-

Deklarata surprizuese e Klaudia Pepës një ditë më parë në emisionin ‘Rudina’, ku në një videomesazh e quajti ish-bashkëshortin Albi Nako ‘vëllai im i madh’, ka rezultuar në një sërë reagimesh të ashpra të ndjekësve të balerinës në rrjetet sociale.

Image

Në një postim të saj të fundit në Instagram, disa komentues e kanë kritikuar e madje fyer Pepën në lidhje me fjalët e përdorura, por nuk ka munguar as një reagim nga familja e balerinës.

Image

Motra dhe nëna e Klaudias janë përfshirë në një debat të ashpër me komentuesit, ku janë përpjekur t’u shpjegojnë atyre se nuk kishte asgjë të keqe në atë që Klaudia kishte thënë dhe askush nuk kishte të drejtë të merrej me jetën e saj private.


ImageImageImage

‘Ne nje martese te shendetshme burri ose gruaja nuk jan vetem dy qenie qe dashurohen si te tille. Dashuria eshte akoma me e paster kur njeriun qe ke perkrah e quan ne rradhe te pare shok, vella e me pas burre. Sepse te arrish te krijosh nje mardhenie te tille me personin e zemres ateher gjithcka shkon mire dhe sidomos ne rast divorci gjerat ndahen me mirekuptim dhe mardhenja vazhdon e paqte. Por nuk do jen te gjithe me horizont te hapur e njerez te thelle qe mos ti marrin ato cka thuhen aq shabllon e sidomos ti sjellin gjerat sic duan vet. Sepse nuk do dim te bejme dallimin mes njerzve, karaktereve, kultures ose niveleve. Ju nuk ka cfare ju duhet si e quan ajo Albin tashme qe nuk jane me bashke. Nuk besoj se duhej ta quante "ish bashkshorti" pasi ate mardhenie te afert mbajne. Ka mbaruar dashuria si burre dhe grua dhe ka mbetur si shoke apo vella. Me vjen keq qe jeni kaq te ceket. Po te kishit aq mend sa thoni e beni nuk do flisnit kaq rende e pa respekt. Sepse nje njeri i mencur nese ka nje pakenaqsi qe i ka vrare veshin apo nje keshille, e thote ne menyre te kulturuar e jo duke perdorur fjale te tipit "legene, trape, fytyre e deformuar" e sidomos kur fytyrat tuaja jane me keq se vet e keqja. Njerez te ulet e pa kulture!’-shkroi Pamela Pepa, motra e balerinës së njohur.

Image

Gjithashtu pas komenteve të shumta, ka reaguar edhe nëna e Pepës, e cila shkruan: ‘Nuk te pengon askush te japesh mendimin tend as ty dhe askend por brenda kornizave te etikes njerezore pa fyer asnjerin nga te dy. Nese ste pelqen dicka thuaje por trego qytetari per veten jo per ata se ata jane aq qytetare sa asnje nga ju qe komentoni negativ dhe e beni te bardhen te zeze me zor nuk keni per ti kuptuar. Une e pranojn qe ka dhe nga ata qe ste duan apo ste pelqejne se jo cdokush pelqehet nga masa e gjere por fyerjet jane te teperta.’

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco