Albi Nako thyen heshtjen: 'Klaudia donte të bënte fëmijë me mua'

Albi Nako thyen heshtjen: 'Klaudia donte të bënte fëmijë me mua'

09:17, 22/09/2017
A+ Aa A-

Pasi Klaudia Pepa dhe Albi Nako konfirmuan ekskluzivisht për revistën Class lajmin se prej një viti nuk jetojnë më bashkë, publiku u nda menjëherë në dy pjesë: ata që akuzonin Klaudian si karrieriste dhe të tjerë që akuzonin Albin. Lajmi, megjithatë, i tronditi të gjithë, meqenëse ata të dy ishin si një trup i vetëm, si në skenë, ashtu edhe në jetë. Koreografi dhe balerina e njohur ishin një prej çifteve më të dashur që shiheshin kudo me admirim. Të njohur dhe të suksesshëm, Albi dhe Klaudia dukeshin sikur ishin bërë për të qenë përjetësisht bashkë.

Por lajmi i kësaj vere ishte pikërisht në një kohë kur nuk pritej. Megjithëse për arsyet u abuzua shumë, lajmi më i mirë, mbi të gjitha, ishte një raport i jashtëzakonshëm që ata të dy vazhdojnë të kenë edhe sot e kësaj dite pas ndarjes. Sa herë nëpër postimet e Klaudias, Albi është ndër të parët që komenton, bën komplimente dhe yje pa fund për të, por po ashtu, edhe ajo ka mbetur një prej mikeshave të tij më të mira.

Megjithatë, edhe për të thyer heshtjen, por edhe për të mbyllur gojët e liga, Albi, sot, i ftuar në “Rudina”, ka rrëfyer edhe për arsyet. Megjithëse i papërgatitur për pyetjet e jetës private, Albi deklaron se, pas kësaj, e rëndësishme është ajo që mbetet pas “humbjes”: “Kjo është një temë për të cilën unë nuk isha i përgatitur, të them të drejtën, megjithatë, për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por ka më shumë rëndësi që personave në jetën tonë t’u lëmë mirënjohjen dhe kujtimet e mira… “, – tha ai.

Po pyetjen e shumëdiskutuar në publik për arsyen “pse”, Rudina ia kërkon edhe Albit, i cili, tha se, megjithëse nuk është prononcuar asnjëherë deri tani, po e thotë ekskluzivisht: “Shumë njerëz e akuzuan Klaudian, pa dyshim, si karrieriste, por unë as kisha ndër mend t’u përgjigjesha. E vërteta është që, pas Amicci-t, Klaudia më kërkoi të bënim një fëmijë. Isha unë ai që e ndalova këtë. Ndoshta u tregova unë egoist. E vërteta më e madhe është e vërteta që nuk thuhet. Atë e dimë unë dhe ajo”, – tha Albi duke dashur ta mbyllë këtë temë të shumëdiskutuar.

Megjithatë, ata të dy kanë mbetur miq shumë të mirë dhe kjo nuk ka më asnjë diskutim. Po si është ta menaxhosh këtë? “Ne jemi munduar ta kalojmë, por e thashë qe mes nesh mirënjohja dhe kujtimi janë ato që i lëmë njeri-tjetrit… Pse kur dy njerëz, kur nuk janë më, duhet të kthehet në urrejtje? Pse duhet të ndodhë kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë… Nuk jemi më bashkë, por unë dua të them një gjë: Klaudia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco