FOTO/ Arrestimi i dytë brenda ditës në ‘2XL’, aktori Julian Deda përfundon në pranga...?!

FOTO/ Arrestimi i dytë brenda ditës në ‘2XL’, aktori Julian Deda përfundon në pranga...?!

19:51, 21/09/2017
A+ Aa A-

Pas Albano Bogdos, një tjetër aktor ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës gjatë ditës së sotme.

Këtë herë forcat e rendit kanë arrestuar në ambientet e një lokali në kryeqytet aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, i cili është njëkohësisht një nga liderët e padiskutueshëm të spektaklit humoristik “2XL”.

Për të gjitha që e shikojnë në momentin e parë këto fotografi, krijohet përshtypja se një ngjarje e madhe e mbushur me terror që po ndodh në kryeqytetin shqiptar dhe ku shënjestra janë pikërisht aktorët e njohur.

Por në fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe. Aksioni policesk në arrestimin e aktorëve, duket se është zgjedhur nga organizatorët që një mënyrë promovimi për spektaklin “2XL”, i cili pritet të nisë sezonin e ri së shpejti. /SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco