Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO/ Albi Nako flet për herë të parë për divorcin me balerinën e famshme: ‘Klaudia Pepa më kërkoi...!

VIDEO/ Albi Nako flet për herë të parë për divorcin me balerinën e famshme: ‘Klaudia Pepa më kërkoi...!

18:08, 21/09/2017
A+ Aa A-

Divorci mes koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa bëri bujë në rrjetet sociale. Por, sot i ftuar në emisionin “Rudina” Nako ka folur për marrëdhënien e tyre pas divorcit. Koreografi tha se në bashkëjetesën e tyre shumëvjeçare ata i kanë dhënë shpirtin njëri-tjetrit, ndërkohë që shtoi se Klaudia do jetë gjithmonë në zemrën e tij.

Vetëm disa muaj pas divorcit koreografi i njohur ka folur për herë të parë për ndarjen nga balerina Klaudia Pepa. Gjatë një inserti të transmetuar Albi u përlot duke parë disa nga momentet më të bukura me ish-partneren e tij pasi siç e theksoj dhe ai vetë nuk ishte i përgatitur për të folur mbi këtë temë. 

I pyetur nga Rudina për mënyrë se si Albi e ka përballuar divorcin në momentin e parë ai u shpreh se ka qënë një periudhë e gjatë që çifti ka menduar për ndarjen, nuk ishte vendim i nxituar.

Madje Albi theksoi se Klaudia i ka kërkuar atij të shtonin familjen e tyre, duke sjellë në jetë një fëmijë, por ai duke menduar për karrierën e saj, nuk ka pranuar.

“Kjo është një temë që unë faktikisht nuk isha i përgatitur, të them të drejtën që nuk isha i përgatitur. Që do flisnim për divorcin. Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim. Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, për mua është e rëndësishme personave në jetën tonë t’ju lemë mirënjohjen dhe kujtimin e mirë gjithmonë”.

“Ju e thatë më përpara që është gjë e mirë që ne kemi ruajtur kontaktet, shkëmbejmë mesazhet dhe komentet e mira. Kjo mund të them pa frikë tregon se ne shqiptarët se sa sa shoqëri primitive jemi, jo e emancipuar siç duhet.

“Pse kur dy njerëz që nuk janë më bashkë, gjithmonë ndodh në Shqipëri, duhet të kthehet kështu, në një formë urrejtje dhe inatet?. Unë kam lexuar pak dhe portalet dhe nga gjërat që merrja vesh, ndaheshin në dy kampe: duke akuzuar Klaudian dhe një pjesë duke akuzuar dhe mua. Pse duhet të ndodhë kështu?!”

“Gjithë ato vite bashkëjetesë si çift, bashkë jetesë artistike, ku i kemi dhënë shpirtin njëri-tjetrit në të gjithë dimensionet e saj, për një arsye të caktuar, që është e jona personale, neve nuk jemi më bashkë, sepse nuk jemi... Por kurrë nuk i dihet në jetë se çfarë ndodh, megjithatë themi nuk jemi bashkë... ”.

“Por unë dua të them diçka, që Klaudia ka qenë, është dhe do të ngelet gjithmonë në zemrën time...!”, deklaroi Albi.

“Shumë njerëz e akuzuan Klaudian si karrieriste. Por unë as që kisha ndërmend t’u përgjigjesha. Mund të them vetëm një gjë. Pas “Amici-t”, Klaudia ka kërkuar të bëjë fëmijë me mua. Isha unë ai që, duke menduar për karrierën e saj, nuk pranova. Kjo është e vetmja e vërtetë e madhe. Pastaj erdhën edhe gjëra të tjera, por që i dimë vetëm unë dhe ajo.”

Image

E megjithatë, divorci nuk do të thotë ndarje për ta. Ata vijojnë të ruajnë komunikim shumë të mirë dhe Albi premtoi sot se do të jenë përherë shumë të lidhur me njëritjetrin.

 “Ndodhi në mënyrë graduale, jo se ndodhi menjëherë. Por ne do të jemi gjithmonë në kontakt për gjithçka, dhe asgjë s’ka për të ndarë.”

“ Për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, për mua është e rëndësishme personi në jetën tonë t’i lemë mirënjohjen dhe kujtimin e mirë gjithmonë

“Isha i detyruar ta thoja këtë gjë sa për të sqaruar. Duke qenë se ne jemi figura publike. Ndjej shumë keqardhje për këtë”.

“Në media kanë qarkulluar lajme abuzive, gjëra idiote... si për shembull ‘Klaudia Pepa puthet me një tjetër, ndërsa është e lidhur me Albi Nakon' ose ‘Klaudia Pepa hap këmbët, tradhton Albi Nakon’, etj”, shpreht Albin ë përfundim të intervistës së tij. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco