Julka Gramo rikthehet në ekran, zbulohet programi që do të prezantojë

Julka Gramo rikthehet në ekran, zbulohet programi që do të prezantojë

11:24, 20/09/2017
A+ Aa A-

“Pasditja ime”, një program i ri që nisi sezonin e kaluar në RTSH u shndërrua shpejt në një hapësirë të pëlqyer televizive. i konceptuar ndryshe nga “Pasditet” e tjera në ekran, publikut iu dha mundësia të njihej me tema të aktualitetit, shoëbiz-it, por edhe me tema të ndryshme sociale, mode, art e kulturë. Burime pranë Televizonit Publik bëjnë me dije për Who se ky emision do të rikthehet së shpejti.

Struktura mbetet e njëjtë, ndërsa moderatorët do të kenë edhe një hyrje të re. Një prezantuese e re do të drejtojë “Pasditja ime” çdo të enjte. Me largimin e blogeres Estela Ujka, autorët kanë menduar të rikthejnë në ekran një imazh të dashur e me një zë shumë të ëmbël.

Të enjten, “Pasditja ime” që i kushtohet familjes dhe mirëqenies do të drejtohet nga Julka Gramo, e cila këto kohë i është dedikuar punës në radio. Ditën e tjera do të mbeten me të njëjtët drejtues, Erjona Rusi, Erjona Shehu, Balina Bodinaku dhe e premtja VIP e Eraldo Rexhos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco