FOTO/ A mund të punojë Noizy, nëse modelja superseksi i shkon kështu në studio…?!

FOTO/ A mund të punojë Noizy, nëse modelja superseksi i shkon kështu në studio…?!

18:43, 19/09/2017
A+ Aa A-

Grupi OTR është një nga grupet më të kërkuara të momentin në Shqipëri. Së fundmi ai është kthyer në një trend për të rinjtë. Shumë prej këngëve të Noizyt janë kthyer në hite dhe këndohen nga të gjithë të rinjtë, e po ashtu klubet ku ndodhet ai janë gjithmonë plotë.

Pas përjashtimi të Encës nga grupi, Çiljeta ishte e vemja protagoniste femër që mbeti në grup, ndaj edhe Noizy ishte duke menduar për prurje të reja.

Në fakt nuk ka qenë ai, por kanë qenë dy bukuroshe njëra pas tjetër të cilat i kanë propozuar atij të jenë pjesë e grupit.

E para vajza bukuroshe e këngëtarit Sabiani dhe pas saj modelja simpatike Oriola Marashi, e cila e ka menduar si suksese të garantuar rrugën drejt muzikës nëse bëhej pjesë e OTR.

Në një postim të fundit në Instagram, Noizy kam treguar se modelja e njohur Oriola Marashi është bërë pjesë e OTR. Ajo njihet nga pjesëmarrja në revista të ndryshme, por studimet e saj kanë përfunduar dhe duket se po mendon ti futet tregut muzikor.

Oriola ka studiuar disa vite për kanto dhe nuk ka ngurruar të njoftojë ndjekësit e saj se po i realizon ëndrrat: “E ardhmja është përpara. Botë bëhu gati”,– shkruan reperi në një fotografi ku shfaqet krah modeles.

Por veç kësaj ajo që bie në sy në të dyja fotot e publikuara nga vet artistët është se modelja është shfaqur tejet sensuale krahë Noizyt.

Një bluzë sportive nga ato të dyqanit të reperit me “OTR” dhe gjithë pjesa e kofshëve të saj ishte komplet jashtë, e kombinuar më së miri me Noizyn, i cili kishte veshur po ashtu një bluzë të tillë! Pyetja është se, a do mund ta ketë mendjen tek puna Noizy, nëse Oriola shkon kështu në studio?!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco