Robert Aliaj bën sherr sërish me Fiori Dardhën, nga femra provinciale tek burri anadollak

Robert Aliaj bën sherr sërish me Fiori Dardhën, nga femra provinciale tek burri anadollak

22:59, 18/09/2017
A+ Aa A-

Nata e dytë e ‘Dance With Me’ nuk mund të kalonte pa një përplasje mes gazetares Fiori Dardha dhe anëtarit të jurisë Rodert Aliaj.

Gazetarja e njohur e ekranit nuk e harroi fyerjen “gazetare mediokër” që Berti i tha javën e kaluar, ndaj edhe sonte nuk mund ta linte Bertin “t’ia hidhte paq.”

Konflikti këtë herë lindi pasi Berti, si fillim, kërcimin e Fiorit dhe Iljardit e konsideroi si një kërcim në një azil pleqsh, por kaq u desh dhe Fiori nisi të replikonte: “Në fakt, është për të ardhur keq që shumë meshkuj veprojnë kështu si Berti, hiqen si të emancipuar dhe vijnë nga jashtë për ta bërë këtë, por në të vërtetë janë ca anadollakë që duan të mposhtin dhe të nënshtrojnë figurën femërore…” – tha Fiori.

Duke vijuar replikat me Bertin, Fiori tha se ajo nuk di të kërcejë, por po kënaqet shumë në këtë spektakël, aq sa edhe kritikat e tij nuk ia prishin humorin dhe as argëtimin.

Nga ana tjetër, Berti i tha Fiorit se nuk ka asgjë personale me të, por ajo s’është veçse një gazetare llafazane: “Nuk është faji im që dua të vlerësoj njerëz që duan të bëjnë art, dua një zonjë skene, një zonjë ekrani, ndërsa ju jeni provincialë… Unë nuk kam prirje të merrem me individë dhe dua t’u them stop fenomeneve kaq banale”, – tha Berti.

Pa e prishur fare humorin, Fiori e ftoi Bertin në aftër party dhe ai, natyrisht, pranoi.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco