FOTO/ Një tjetër spektakël sfidon ‘Miss Bumbum’, gara për të pasmet më të bukura bëhet e zjarrtë

FOTO/ Një tjetër spektakël sfidon ‘Miss Bumbum’, gara për të pasmet më të bukura bëhet e zjarrtë

18:50, 18/09/2017
A+ Aa A-

Femrat braziliane njihen për bukurinë dhe format tunduese dhe kjo ka rënë në sy edhe në ngjarjen që organizohet në këtë vend, “Miss Bumbum”, ku fituesja shpallet në bazë të të pasmeve më joshëse.

Megjithatë është krijuar edhe një tjetër organizim në Brazil, që quhet “Muza e Ipanema”, ku garojnë bukuroshet e këtij shteti. Dallimi mes “Miss Bumbum” dhe “Muza e Ipanema”, është se konkurrentet në këtë të fundit, nuk duhet të kenë vetëm të pasme bombastike por duhet edhe të jenë të bukura.

Fituesja e këtij kompeticioni do të shpallet më 6 tetor dhe do të jetë në kopertinën e revistës Playboy në Portugali.  Ndërkaq pak javë më parë vajzat, që konkurrojnë për evenimentin Miss Bum Bum për vitin 2017, parakaluan me rroba banjo në rrugët e San Paolos.

27-vajza parakaluan në rrugë, ndërsa publiku do të vendosë se kush do të jenë vajzat, që do të pranohen në ngjarjen, që do të mbahet në muajin nëntor.

Në finale pranohen vetëm 15 vajza nga 27 që konkurrojnë gjithsej. Vajzat kanë mahnitur njerëzit në rrugë dhe kanë pozuar foto provokuese. Miss Bum Bum është një ngjarje që mbahet çdo vit në Brazil.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco