Zbulohet programi që do të drejtojë Marina Vjollca në Tv Klan

Zbulohet programi që do të drejtojë Marina Vjollca në Tv Klan

13:54, 18/09/2017
A+ Aa A-

Lajmi se Marina Vjollca u largua nga Top Channel, çuditi jo pak ndjekësit e saj, por edhe publikun e gjërë. Bukuroshja e ekanit, vendosi të transferohej tek një tjetër television po aq i rëndësishëm, siç është Klan-i.

Duke qenë se Marina në Top Channel, kishte një emision sportiv u aludua se edhe në Klan do të kishte një program me të njejtin format. Por në fakt vetë Marina deklaroi në një intervistë për Eni Shehun se programi që do të drejtonte nuk ka lidhje me sportin por me muzikën.

Në fakt, tashmë është zbuluar edhe emri i emisionin që do drejtojë nusja e re. Programin me siguri e mbani mend, pasi është transmetuar edhe vite më parë në Klan.

“C’est la vie”/kjo është jeta, është një program i madh muzike me pjesëmarrjen e 10 çifteve, të cilët do të konkurrojnë duke kënduar.

Në vitin 2006 ky program drejtohej nga Enkel Demi, por në shkurt të 2007-ës, ai u mbyll me fitoren e Mirela Moisiut, asokohe vajza e presidentit Moisiu dhe zonjë e parë e vendit, bashkë me Sidrit Bejlerin. Ne mezi presim që të fillojë ky emision i ri./Class

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco