Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

FOTO/ Këngëtarja shqiptare dedikim prekës: Frika dhe vdekja më ndjekin ngado

FOTO/ Këngëtarja shqiptare dedikim prekës: Frika dhe vdekja më ndjekin ngado

16:51, 17/09/2017
A+ Aa A-

Këngëtarja Rozana Radi njihet si një ndër autoret e teksteve më të mira për këngët shqiptare, tekste të cilat kanë përlotur shumë herë publikun.

Ndoshta ato çfarë ajo hedh në letër kanë lidhje me jetën e saj, e cila nuk ka qenë aq e lehtë. Këngëtarja njihet dhe për statuset e saj në rrjetet sociale dedikuar nënës të cilën u bënë 10 vjet që se ka më pranë. Jeta e saj ka qenë mjaft e vështirë, në moshë në re ajo në fillim ka humbur babanë dhe më pas nënës.

Një përmbledhje të historisë së jetës së saj, Rozana e ka treguar me anë të një postim në Instagram, ku shkruan se pas ikjes së prindërve, frika e vdekjes e ndjek ngado, por edhe pse jeta e ka përballur me sfida, ajo ja ka dalë e vetme duke mos ja zgjatur dorën askujt.

Statusi i Plotë:

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre frika e vdekjes më ndjek ngado. Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë t’i shijoj disa “gazetarë”. Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj. Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare por ia kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ia zgjatur dorën askujt”, ka shkruar Rozana.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco