U nda apo u fejua me Alban Hoxhën? Flet më në fund Çiljeta

U nda apo u fejua me Alban Hoxhën? Flet më në fund Çiljeta

12:20, 17/09/2017
A+ Aa A-

Është përfolur aq shumë për historinë e Çiljetës me Alban Hoxhën, saqë mund të bëhej lehtësisht një telenovelë me ata të dy personazhe. Ata nuk e pohuan asnjëherë se ishin në një lidhje, por as nuk e mohuan.

Gjithsesi në një intervistë për Prive.al Çiljeta pa treguar shumë detaje, është shprehur se jeta private vazhdon të jetë shumë e lumtur.

“Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time”,-është shprehur Çiljeta.

Ajo ka folur edhe për unazën që mban në gishtin e fejesës. U aludua se mund të ishte fejuar, por Çiljeta ka treguar se ajo unazë mban të shkruar poshtë Fernando.

“S’ka lidhje, kjo është një unazë që poshtë shkruan, “Fernando”,-tregoi këngëtarja.

Ndërsa sa i përket këngës së fundit "Pa ty jetoj" që u mendua se ishte një dedikim për Alban Hoxhën, Çiljeta shkurt dhe saktë përgjigjet kështu.

“Nuk jam natyrë që jetës sime personale t’i kushtoj këngë”,-përfundoi Çili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco