'Boll moj grua se na fëlliqe'! Aurela Gaçe: Ç’bëj kur zihem me Skerdin

'Boll moj grua se na fëlliqe'! Aurela Gaçe: Ç’bëj kur zihem me Skerdin

11:57, 17/09/2017
A+ Aa A-

Krahas historive komike, këngëtarja Aurela Gaçe në studion e ‘Xing me Ermalin’ gjithashtu u shpreh edhe për çështjet personale, siç është marrëdhënia me bashkëshortin. ‘Skerdi, bashkëshorti, a thotë ndonjëherë: ‘Po boll moj grua se na fëlliqe!’- e pyeti moderatori Ermal Mamaqi këngëtaren.

‘Skerdi është kaq i lumtur që më ka mua kështu si më ka dhe thotë: ‘O Zot si më erdhe kështu si me porosi!’’- rrëfeu Gaçe. Ajo gjithashtu shtoi se në rastet kur kanë ndonjë debat të nxehtë në shtëpi, është ajo që e zbut situatën duke bërë ndonjë batutë që e bën bashkëshortin e saj të qeshë.

E pyetur me humor nga Mamaqi nëse ajo e ‘mirëkeqtrajton’ Skerdin, Gaçe u përgjigj: ‘Mua mund të më ngrihen nervat një herë në 5 minuta, po atij po iu ngritën njëherë…’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco