FOTO/ Suada Sherifi na prezanton bashkëshortin në ditëlindjen e vajzës

FOTO/ Suada Sherifi na prezanton bashkëshortin në ditëlindjen e vajzës

09:46, 17/09/2017
A+ Aa A-

Dita e djeshme ka qenë ndër më të bukurat për ish-miss-in Suada Sherifi dhe familjen e saj të madhe. Bukuroshja ka festuar ditëlindjen e parë të vogëlushes Deizi në një nga restorantet e kryeqytetit, duke mbledhur të gjithë familjarët e miqtë e saj në këtë gëzim. Atmosfera ka qenë shumë e ngrohtë pasi në festë është ftuar për të kënduar këngëtarja e njohur e muzikës popullore të veriut, Fatmira Breçani.

Në videot që Suada ka postuar në Instastory patëm mundësi të shihnim për herë të parë edhe bashkëshortin e saj, pasi ajo është mjaft e rezervuar për ta shfaqur haptazi atë në rrjete sociale, duke qenë se ai nuk është një personazh publik.

Nën ritmet e muzikës, zhurmës së fishekzjarrëve dhe zbukurimeve të sallës, dallon Suada që shkëlqen e tëra jo vetëm nga fustani që ka zgjedhur, por edhe nga buzëqeshja që nuk i ndahet asnjë çast nga fytyra. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco