FOTO/ Pothuajse çdo ditë po mësojmë një VIP do na martohet, tani e ka radhën stilisti i njohur

FOTO/ Pothuajse çdo ditë po mësojmë një VIP do na martohet, tani e ka radhën stilisti i njohur

21:28, 16/09/2017
A+ Aa A-

Jeni “mërzitur” nga dasmat e shumta të VIP-ave? Prisni se nuk keni parë asgjë akoma.

Lista e çifteve që kanë zgjedhur t’i japin fund beqarisë këtë vit mesa po shohim është shumë e gjatë. Pothuajse çdo ditë po mësojmë se në horizont kemi ndonjë dasmë të ndonjë prej personazheve të njohura.

Image

Duke lënë mënjanën dasmën e Oridës dhe Turit, Xhensilës dhe Besit, Marinës dhe Getoarit, dje mësuam se edhe anëtari i NRG Band, Besnik Qato do martohet këtë shtator. Ndërsa sot mësuam se është edhe dikush tjetër që po planifikon dasmë.

Image

Ai është stilisti i njohur Valdrin Sahiti. Siç shkruan Blitz, Valdrini ka zgjedhur pikërisht këtë muaj për të kurorëzuar lidhjen e tij disa vjeçare me partneren Edita. Mësohet se dasma nuk do të mbahet as në Shqipëri dhe as në Kosovë, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

Pasi veshi shumë prej VIP-ave shqiptar, tani është radha që të vesh me të bardha partneren e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco