FOTO/ Flet femra me të cilën Wayne Rooney tradhtoi gruan, Laura ia bën ‘gropën’ sulmuesit të njohur

FOTO/ Flet femra me të cilën Wayne Rooney tradhtoi gruan, Laura ia bën ‘gropën’ sulmuesit të njohur

19:35, 14/09/2017
A+ Aa A-

Wayne Rooney ishte arrestuar javë më parë shkaku i drejtimit të makinës në gjendje të dehur.

Por para se të arrestohej, futbollisti anglez kishte shkëmbyer puthje me administratoren e një kompanie, Laura Simpson.

Kjo e fundit ka treguar edhe disa momente të takimit me Rooneyn, i cili është i martuar prej disa vitesh me Coleenin.

“Nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe nuk kam tentuar ta josh lojtarin, gruaja e të cilit është në pritje të fëmijës së katërt”, tha Simpson.

“Nuk mendoj se e meriton, unë nuk do t’ia falja partnerit tim”, shtoi Laura.

Simpson u njoh me Rooneyn në një klub nate, para se ata të ndaloheshin nga policia angleze, ndërsa pohoi se “do të kryenim marrëdhënie seksuale”.

Me këto që thotë, Laura Simpson duket se ia ka bërë “gropën” ish-sulmuesit të njohur të Manchester United, duke e çuar kështu drejt një ndarjeje thuajse të sigurt nga bashkëshortja e tij.  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco