Selena Gomez bën transplant, ja kush i dhuroi veshken

Selena Gomez bën transplant, ja kush i dhuroi veshken

14:41, 14/09/2017
A+ Aa A-

Postimi i fundit i Selena Gomez në Instagram ka befasuar fansat.

Këngëtarja amerikane ka ndarë një foto ku shfaqej e shtrirë në  dhomë spitali e kapur dorë për dore me miken e saj. Ajo njoftoi se ka bërë transplant veshkën dhe donatorja ishte pikërisht shoqja më e mirë, Francia Raisa.

25- vjeçarja vuante prej më shumë se dy vitesh nga lupsus, një sëmundje kronike auto-imune i cili ndikon  në shumë sisteme të ndryshme të trupit, në rastin e Selenës në veshkë

“Unë jam shumë e vetëdijshme që shumë nga fansat e mi e kishin vënë re se po bëja shumë pak koncerte, dhe se këtë verë kam qenë shumë pak aktive. Por unë kisha nevojë për një transplantim të veshkave për shkak të Lupus tim, e që fatmirësisht po shërohem. Shpresoj sinqerisht që të rikthehem tek ju, për të zëvëndësuar mungesën e bërë kohët e fundit. Deri atëherë dua të falenderoj publikisht familjen time dhe ekipin e pabesueshëm të mjekëve për gjithçka që kanë bërë për mua para dhe pas operacionit. Nuk gjej fjalë për të falenderuar miken time më të mirë Francis Raisa. Më dhuroi veshkën e saj. Jam shumë e bekuar. Të dua aq shumë sis. Shëndeti im po përmirësohet”, shkruan Selena.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco