VIDEO/ Sherr mes Tunës dhe Jonida Maliqit? Këngëtarja sqaron se si qëndron e vërteta

VIDEO/ Sherr mes Tunës dhe Jonida Maliqit? Këngëtarja sqaron se si qëndron e vërteta

23:34, 13/09/2017
A+ Aa A-

Ato janë pa dyshim ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Një hit i titulluar “Forca e femrës” i bëri bashkë në një duet në vitin 2006, kur edhe morën pjesë në “Top Fest 3”, duke u shpërblyer me çmimin “Best Female”.

Por pas këtij bashkëpunimi, këngëtaret Tuna dhe Jonida Maliqi nuk u panë më së bashku ndonjëherë në skenë. E ftuar në emisionin “Pop Kulture”, këngëtarja Jonida Maliqi rrëfeu shumëçka mbi të rejat e saj, ndër to edhe thashethemet në lidhje me një konflikt të mundshëm mes saj edhe Tunës.

Një lajm i tillë sipas këngëtares Jonida Maliqi nuk është aspak i vërtetë, pasi mes tyre nuk ka pasur kurrë ndonjë konflikt, por vetëm një kolegialitet shumë të mirë. “Jo, nuk ka ndodhur aspak një gjë e tillë dhe madje përfitoj nga rasti për ta uruar për mëmësinë”, është shprehur Jonida gjatë emisionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco