Alban Skënderaj rikthehet tërësisht ndryshe këtë herë! Ja çfarë po ndodh me të...!

Alban Skënderaj rikthehet tërësisht ndryshe këtë herë! Ja çfarë po ndodh me të...!

20:48, 13/09/2017
A+ Aa A-

Alban Skënderaj që në fillimet e tij ka krijuar imazhin e këngëtarit romantik i cili bëri për vete publikun me balada të fuqishme si “Vetëm ty”, projekti i parë i cili e bëri të famshëm.

Megjithatë në kaq vite karrierë Albani ka treguar se di të jetë jo vetëm romantik por edhe këngëtar që i mbush plot club-et.

Publiku e renditi sërish në emrat e preferuar të muzikës shqiptare edhe pasi publikoi “24 orë”, “Duart Lart” e “Kam nevojë”.  Për të gjithë ata që e pëlqyen Albanin në stilin e ri, kemi një lajm të mirë. Këngëtari do të vijë në një bashkëpunim me Dj Oltin dhe reperin e njohur nga Kosova, Lyrical Son.

Blitz ka mësuar se kënga do të titullohet ’93 dhe i përket zhanrit “dance”.  Kënga flet për vitet ’90 , dashurinë mediatike të shqiptarëve në ato vite, për Italia 1 e Mediaset, për xhinset “Levis” dhe cigaret “President”.  Në pjesën e tij Lyrical Son përmend edhe Kosovën në ato vite. Kënga është punuar nga Dj Booky dhe Dj Olti.

Albani gjithnjë e ka të garantuar vëmendjen dhe tendenca e tij për të ndryshuar stil, deri tani ka rezultuar e suksesshme. Kjo nuk është hera e parë që Albani bashkëpunon me një reper. Më herët ai ka sjellë projekte me Capital T, Elinel e Majk të cilat janë kthyer në hite./Blitz.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco