Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

 E bukur apo jo?! 5 mitet false të bukurisë

E bukur apo jo?! 5 mitet false të bukurisë

13:49, 20/08/2017
A+ Aa A-

Të bërit make up është kthyer në një rutinë të përditshme të shumë femrave. Është një ritual që na bën të ndihemi mirë fizikisht, i jep tjetër shprehi fytyrës sonë, por edhe emocionalisht. Por në botën e të bukurës qarkullojnë mitetë cilat shpsheherë në bëjnë të ngremë dyshime rreth asaj që po bëjmë. Zbuloni cilat janë mitet më false në botën e kozmetikës. Si dhe ndryshoni mendimin tuaj rreth tyre .

1. Buzëkuqi i kuq nuk u shkon të gjithave : Ky është një mit fals. Të gjitha femrat mund të përdorin buzëkuq, mjafton të zgjidhni nuancën e duhur.
2. Vetullat duhet të jenë dy tone më të errëta sesa flokët : Ky rregull vlen vetëm për ato femra që kanë flokë në ngjyrë mjalti ose krem karameli. Femrat brune duhet të shmangin vetullat shumë të errëta pasi i bëjnë të duken më të egra në fytyrë.
3. Buzët tuaja do të duken më të plota nëse i mbikonturoni disa herë me laps buzësh : Mbikonturimi me laps buzësh i bën buzët të duken shumë articifiale. Provoni të aplikoni fondatinë ose shkëlqyes buzësh në zonën që njihet si harku i Kupidit të buzës. Buzët tuaja do të duken më të plota dhe shumë sensuale.
4.Nuk keni përse t’i lani furçat e make up-it nëse i përdoni vetëm ju : Pamvarësisht ‘’pronares’’ të ligjshme ose jo të furçave të make up-it , ju duhet t’i lani ato. Përdorimi i gjatë në kohë dhe kontakti me lëkurën bën që të akumulojnë shumë baktere. Ju mund t’i lani me ujë dhe sapun të lëngshëm që i përshtatet pH-t të lëkurës suaj. Një mënyrë shumë ekonomike është dhe larja tradicionale me ujë të vakët dhe të verdhe veze.
5.Produktete kozmetike nuk skadojnë kurrë : Kjo është mëse e gabuar. Edhe produktet kozmetike ‘’vdesin’’ një ditë. Prandaj mundohuni të ripërtërini herë pas here çantën tuaj të bukurisë dhe të hidhni produket që mbani prej kohësh.

Këto janë disa nga kohëzgjatjet e përdorimit të një produkti kozmetik :

• Pluhurat (tonet, tonet e vetullave) 2 vjet
• Korrektori 12-18 muaj
• Rimeli 3 muaj
• Lapsi i vetullave 2 vjet
• Toni i mollëzave 12-18 muaj
• Buzëkuqi/lapsat e buzëve 1 vit
• Fondatina 1 vit
• Kremi poshtë fondatinës 18 muaj

Nga Living 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco