Publikohen mesazhet e Suela Kalasë me ish-të dashurën e bashkëshortit të ri: ‘Ai s’ka lek, e ushqej unë…’ Këngëtarja: ‘Me histeriket në gjyq’

Publikohen mesazhet e Suela Kalasë me ish-të dashurën e bashkëshortit të ri: ‘Ai s’ka lek, e ushqej unë…’ Këngëtarja: ‘Me histeriket në gjyq’

21:41, 19/08/2017
A+ Aa A-

“360 gradë” ka publikuar ditën e sotme disa mesazhe në “Facebook” mes këngëtares Suela Kalasë dhe të dashurës së bashkëshortit të saj të ri, Arijon Abdyli, për të cilin thuhet se është milioner.

Pas problemeve me ish-bashkëshortin, Saimir Çilin, duket se telashet për Suelën nuk kanë të sosur. Ish-e dashura e Arijonit, Elisabeta, ka dërguar mesazhet që i ka dërguar Suela Kalaj për Arijonin. Ajo i thotë se tashmë ai është burri i saj dhe se Elisabeta duhet të largohet. Mirëpo, Elisabeta tregon se Arijoni ka qenë mashtrues, nuk ka patur kurrë para dhe se atë e ka ushqyer ajo. Elisabeta ka treguar për portalin.

Image

SI U NJOH ME ARIJONIN

“Kam vite që jetoj në Itali dhe punoj si kamariere, nuk më mjaftonin lekët dhe shkova që të gjej një punë më të mirë, shkova në një restorant ku pronar ishte Arijon Abdyli, shkova dhashë intervistën dhe ai më pranoi në punë, por nuk do ta kuptoja kurrë që ajo ditë kishte për të më sjellë shumë probleme më vonë. U miqësova me Arijonin, dhe ai gjithmonë hapej me mua dhe më tregonte të gjitha problemet që kishte pasur në të kaluarën, gjithmonë qahej sepse nuk fliste me prindërit e tij. Ishte një burrë i martuar dhe kishte një djalë 11 vjeç, ai gjithmonë zihej me gruan e tij, edhe kur unë isha e pranishme e kërcënonte gruan që donte ta fuste në furrë, dhe ta piqte të gjallë. Por problemi i tij vazhdon akoma edhe më shumë. Zbulova që restorantin e tij e kishte hapur ne emër të vajzës së vet dhe jo në emrin e tij.

Mbas pak kohësh unë vendosa të iki nga restoranti i tij, dhe aty filluan problemet edhe për mua sepse Arijoni më ngjitej nga mbrapa, pasi dolëm disa herë bashkë dhe pas shumë premtimeve, që më bëri ai, unë vendosa që të lidhem me të, sado që isha e martuar me një burrë tjetër, që unë në fakt nuk e doja. Pranova që të lidhem me të, sepse fjalët e tij të bukura më bënë për vete dhe pak e nga pak unë fillova të bija në dashuri me të. Por që ditën e parë të lidhjes ai më kërkoi borxh 1000 mijë euro, sepse donte të lante disa borxhe, dhe unë nga besimi i tepërt vendosa t’ia jap, por nuk përfundon këtu, për dy vite me radhë i kam dhënë para borxh, i kam blerë rroba, i bëja bukën gati dhe ia çoja te puna. Ai dhe gruaja e tij e parë nuk kujdeseshin as për fëmijën e tyre, unë e merrja gjithmonë me vete sikur ta kisha fëmijën tim.

Mamaja e tij shkonte nëpër party dhe e linte vetëm fëmijën e saj. Ishte Arijoni që më detyroi që të ndahesha nga burri im, dhe nga inati ai shkoi te restoranti dhe e rrahu keq fare. Por desha apo jo unë u ndava nga burri im i parë, sepse isha mashtruar nga fjalët magjike të një milioneri të rremë, që hante bukë me vaj dhe mbante veshur për dy javë të tëra të njëjtat rroba, mirë që që fillova unë t’i blija rroba të tjera, se ishte kantandisur si mos më keq. Po është e vërtetë, që ai ka pasur lekë, por ama para 10 viteve, ai tani është i zhytur në borxhe dhe më kërkoi, që të hapnim një llogari bankare në emrin tim dhe të merrnim kredi 22 mijë euro që të hapnim një lokal në emrin tim. Në këtë moment unë u acarova keq fare dhe i dhashë fund lidhjes time 2-vjeçare me personin më mashtrues në botë. Më besoni kur them, që ai nuk ka një kacidhe”, – ka thënë ajo.

Pas këtyre fjalëve, nuk ka vonuar dhe reagimi i këngëtares dhe psikologes Suela Kalaja, e cila thotë se: “Kushdo Alizabetë të shkruajë e të ketë histerizmat e humbjes, do përballet me ligjin… dashurinë nuk ta prish askush. Të paktën kuptuat që nuk kish plane e as lekë në plan!”, – ka shkruar Kalaja.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco