Agron Llakaj reagon pas deklaratës së futbollistit Thomas Strakosha: ‘Dikur ishe i vogël...!’

Agron Llakaj reagon pas deklaratës së futbollistit Thomas Strakosha: ‘Dikur ishe i vogël...!’

20:15, 18/08/2017
A+ Aa A-

Ai është një nga aktorët e humorit që pëlqehet shumë në vendin tonë për humorin dhe batutat e tij.

Por mbrëmjen e kaluar aktori Agron Llakaj është ndjerë mjaft i vlerësuar, kur djali i ish-portierit të Kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, Thomas Strakosha ka folur për të. Aktualisht Thomas është futbollist i skuadrës së Lacios në Itali dhe në çastin kur është pyetur për fëmijërinë e tij, ai ka kujtuar me nostalgji aktorin shqiptar.

“Më pëlqen të shoh komedi ose të dëgjoj muzikë, sepse më pëlqen të jem i lumtur. Është një aktor komik shqiptar, i cili më pëlqen shumë. Quhet Agron Llakaj”.

Këtë çast Agron Llakaj e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, duke shkruar: “Dikur ishte i vogel, qeshte edhe kot me mua se skuptonte mire cfar thoja,por shikonte prinderit e tij qe qeshnin qeshte edhe ky....,Tomas Strakosha sot legjende,krenar per ty Tomas,si une dhe cdo shqiptar...,dhe sa i perkedhelur ndihem qe nga goja jote te degjoj....se jam komiku yt i preferuar! Kam nje gezim prej femije...,e shijoj!”, përfundon Agron Llakaj në shkrimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco