FOTO/ Kush e mban mend spikeren e njohur? Ja ku jeton Tefta Radi tani

FOTO/ Kush e mban mend spikeren e njohur? Ja ku jeton Tefta Radi tani

23:20, 17/08/2017
A+ Aa A-

Tefta Radin e kishim të ngulitur në memorie si spikeren e pagabueshme dhe të përjetshme të lajmeve në RTSH. Mirëpo me jetën nuk “hahesh” dot, as me humbjet që ajo të servir...

Papritur një goditje e pabesë në tru do e linte në gjendje kome artistin e mrekullueshëm, Françesk Radi. Me gjithë kujdesin e bluzave të bardha, Franko nuk ia doli dot dhe e la të vetme zonjën e ekranit.

 Me humbjen e Frankos kam humbur kuptimin e jetës”,  do të shprehej zonja Radi.

Po ku është sot? Është larguar për në Australi.

 Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë, pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkërmoq para syve tanë”,  thekson spikerja për gazetën Paloma.

Na zbulon kështu edhe pengun më të madh të bashkëshortit, faktin që nuk e shkeli dot kontinentin e largët, për të cilin thoshte se është një oaz i gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve.

Tefta Radi është rezidente në Australi, ku po jeton së bashku me djalin dhe nënën, po nuk e përjashton faktin e rikthimit në Shqipëri:

Natyrisht edhe do të vij. Vendi ynë është zemra jonë”,  përfundon ajo.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco