Jolie zbulon se nga cila sëmundje vuan

Jolie zbulon se nga cila sëmundje vuan

11:22, 28/07/2017
A+ Aa A-

Aktorja kohë më parë ka zbuluar që vuan nga sëmundja e cila quhet paraliza e Bell-it, si edhe shumë persona të famshëm.

Në intervistën për revistën “Vanity Fair”, Angelina Jolie ka zbuluar që vuan nga paraliza e Belli-t.

Nga kjo sëmundje vuajnë edhe George Clooney dhe Pierce Brosnan, transmeton Telegrafi.

Çfarë është kjo sëmundje?

Kjo sëmundje paralizon një pjesë, apo tërë fytyrën, ndërkaq e shkakton edhe dëmtimi i nervit facial.

Dridhja, qeshja, ngritja e vetullave, madje edhe shqisa e shijes mund të jenë të sulmuara, sepse i njëjti nerv është i kontrollon këto funksione.

Çfarë e shkakton?

Jolie në intervistë ka përmendur që është diagnostikuar me hipertension, apo shtypje të lartë të gjakut, që ka të bëjë me paralizën e Bell-it.

Sëmundjen mund ta shkaktojnë edhe diabeti, çrregullimi i autoimunitet, infeksionet kronike të veshit, tumoret dhe lëndimet e kokës dhe të fytyrës.

Shpesh e lidhin edhe me stresin, mirëpo nuk është zbuluar shkaku preciz për shfaqjen e saj.

Cilat janë simptomat?

Njëra vetull e pacientit mund të bjerë apo një sy mund të krijojë më shumë lot se tjetri. Gjithashtu mund të ndodhë edhe rënia e gojës, krijimi i tepërt i pështymës (apo tepër i vogël), si edhe i problemeve me shqisën e shijes.

Edhe një shenjë mund të jetë ndjeshmëria ndaj tingullit, gumëzhitja e veshëve, dhembja e kokës dhe problemet me të folurit.

Si shërohet?

Nuk ekziston testi i cili do të përcaktojë që pacienti ka këtë sëmundje, porse eliminohen të gjithë shkaktarët e tjerë të paralizës së fytyrës.

Kur janë të sulmuar sytë, mjekët rekomandojnë pika apo lidhje të syve për shkak të mbrojtjes gjatë shërimit.

Rastet e buta zhduken vetvetiu pas disa javëve, mirëpo në rast që simptomat janë akoma të pranishëm, atëherë duhet aplikuar steroidet të cilat zvogëlojnë ënjtjen.

Shumica e pacientëve shërohen plotësisht pas 6 muajsh, ndërsa rastet e veçanta nuk është e mundshme eliminohen në tërësi. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco