Albërie Hadërgjonaj zbulon se kë ka pikën e saj më të dobët

Albërie Hadërgjonaj zbulon se kë ka pikën e saj më të dobët

09:14, 28/07/2017
A+ Aa A-

Familjen e artistëve Hadërgjonaj Ramosaj, të gjithë e njohin. Kush nuk i ndjek këngët dhe klipet e reja të Albanit, Beatrixës, Argjentinës apo kush nuk i sheh në rrjetet sociale fotot e nxehta të Anxhelinës? Njëri më i talentuar se tjetri, njëri më i bukur se tjetri. Për familjen e saj është krenare edhe tezja, Albërie Hadërgjonaj, e cila ka qenë e ftuar në një inetervistë në RTV 21, “21 Gradë”, ku ka folur edhe për të talentuarit e familjes.

Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar, kur është fjala për artistët e rinj të familjes, Albëria thotë se edhe ata punojnë shumë për të arritur aty ku janë sot. Natyrisht, rruga para është e gjatë dhe ajo i njeh shumë mirë pengesat e artit, por i inkurajon ata që kanë pasion e vullnet për t’u marrë me muzikë. Ashtu si? bën edhe për tri vajzat këngëtare dhe Albanin, nipin që e ka edhe pikë të dobët.  

Të gjithë e duan artin dhe punojnë shumë, thotë Albëria, pastaj nuk është vetëm kjo: “Janë të bekuar edhe me pamjen…” – shton ajo. Secili prej tyre tashmë ka projektin e vet, punojnë në mënyrë individuale, por kërkojnë gjithmonë mendime nga njëri-tjetri dhe nga Albëria.

Megjithatë, te më i vogli, këngëtarja duket se ka më shumë besim. Duke i lënë mënjanë tri vajzat, ajo ve?on Albanin, i cili e ka fituar shpejt besimin e artistes, sepse ka treguar që është shumë i talentuar: “Po përmend Albanin, po i lë vajzat se janë tre. Albani është një djalë i talentuar natyralisht, por punon shumë. Ai krijon vetë, ai shkruan vetë, p.sh. për klipin kishte bërë regjinë, gjith?ka vetë, dhe kur ma tregoi, unë jam mahnitur. Them që është klipi më i mirë shqiptar këtë vit ose më saktë e kësaj dekade. Ka punuar shumë, por vetë. Është detajist, është i bukur, i talentuar…” – thotë Albëria, por nuk harron të përmendë pse pikërisht zgjedh Albanin mes të gjithë artistëve të familjes: “Mua më do shumë, ndoshta prandaj edhe po e përmend Albanin, sa turp, vajzaaa, më falni”, – u kërkon ajo ndjesë tri të tjerave që janë po aq të talentuara dhe atë e duan po njëlloj.

Por ne, megjithatë, e dimë: Albani është Albani….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco