Schwarzenegger, 70 vitet e Terminatorit

Schwarzenegger, 70 vitet e Terminatorit

08:41, 28/07/2017
A+ Aa A-

Për ditëlindjen e tij të shtatëdhjetë Arnold Schwarzenegger i dhuron vetes pak qetësi dhe një familje të zgjeruar.

Në 30 korrik aktori dhe ish guvernatori i Kalifornisë do të shuajë 70 qirinjtë përkrah asaj që është bërë shoqja e tij e jetës prej 5 vitesh Heather Milligan, dhe fëmijëve të tij.

Për të është një kujtim eksprienca politike , në kohën kur ishte guvernator i Kalifornisë për dy mandate: “E kam dashur politikën. Është i pabesueshëm efekti që veprimet e tua politike mund të kenë në jetën e njerëzve. Më pëlqente kontakti me zgjedhësit, të jesh para nëj grupi të grave dhe pastaj të flasësh me pensionistët. Më pëlqente të vishja xhaketë e kravatë cdo ditë dhe të shkoja të bëja një punë prej personi të rritur”, është shprehur Schwarzenegger.

Mendonte se nuk do të luante më në kinema, kur të mbyllte karrierën politike: Çdo herë që vizitoja një set gjatë mandatit tim të guvernatorit, më shkonte në mendje se nuk do të recitoja më”. Por, më pas nostalgjia fitoi dhe kështu u kthye në set, me “The Last Stand”.

Për daljen në pension nuk mendon, përkundrazi. Disa nga rolet e tij më ikonike mund të kthehen në dritë.

Filmi “Terminator”, për shembull. Filmi mund të kthehet, pasi është marrë në konsideratë në Hollywood dhe mund të ketë firmën jo për regjinë, por të paktën për prodhimin , të James Cameron.

“Në moshën time ndiej të jem më shumë në formë sesa burra të tjerë më të rinj se unë. Sigurisht nuk kam më forcën dhe rezistencën që kisha kur isha më i ri.Nuk mund të ngre më pesha 240 kg ose të shkoj të bëj ski për orë të tëra dhe të bëj të njëjtën gjë ditën tjetër. Por në të njëjtën kohë ndihem krenar për formën time fizike, duke parë moshën time”. Gëzuar ditëlindjen, Schwarzy

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco