Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pak orë përpara dasmës, mamaja e Turit ka dy fjalë për Orindën

Pak orë përpara dasmës, mamaja e Turit ka dy fjalë për Orindën

13:57, 27/07/2017
A+ Aa A-

Pas më shumë se një dekade dashuri, Orinda Huta dhe Turjan Huska vendosën të martohen dhe mbrëmjen e sotme do të celebrohen në një ceremoni të veçantë

Mes të ftuarish dhe miqsh, çifti do të hap një kapitull të ri në jetën e tyre, e natyrisht janë përfshirë nga emocionet. Por këtë ditë me emocion e ka pritur edhe mamaja e moderatorit. Elida Hyska ka treguar në rrjetet sociale se si ndjehet përpara martesës së djalit të saj të madh, ndërsa ka thënë dy fjalë edhe për Orindën.
“Miqtë e mi, sot ditë e bukur për mua! Zemra ime, gëzimi i parë i jetës, motivi i saj, Turi, kurorëzon martesën me Orindën, vajzën që solli gëzimin e pafund në jetën tonë. Jam e lumtur që e ndaj me ju”, ka thënë ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco