FOTO/ Zhvishet policja, ‘lumë’ kërkesash për martesë!

FOTO/ Zhvishet policja, ‘lumë’ kërkesash për martesë!

18:03, 26/07/2017
A+ Aa A-

Ajo punon si oficere patrullimi në Rio de Janeiro, Brazil, në një nga vendet më të rrezikshme në botë që ka rreth 60.000 vrasje në vit. Ndërsa kohën e lirë e kalon duke postuar foto në rrjetin e saj social Instagram.

Mari Ag ka fituar shumë popullaritet me fotot më bikini që ka publikuar dhe një “lumë” propozimesh për martesë kanë vërshuar drejt saj.

30-vjeçarja, me format e saj bombastike ka tërhequr vëmendjen e shumë djemve, të cilët të mahnitur nga bukuria e saj i kanë dërguar mesazhe dashurie dhe propozime.

Policja e tonifikuar vendosi të ndiqte një karrierë si oficere policie kur ishte fëmijë, pasi donte të ndihmonte në mbrojtjen e komunitetit të saj nga kriminelët dhe bandat, që janë “aq të fuqishme dhe të tmerrshme në Brazil”.

Mari ka habitur mijëra ndjekës në Instragram dhe i mban ata të lidhur me fotot e profesionit dhe jetës së saj jashtë punës.

Ajo thotë se i pëlqen të mbajë mendjen dhe trupin e shëndetshëm përmes udhëtimit dhe stërvitjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco