Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Fiori Dardha 'thumbon' Rozana Radin në emision?

VIDEO/ Fiori Dardha 'thumbon' Rozana Radin në emision?

12:59, 21/07/2017
A+ Aa A-

Duhet ta keni vënë re, se Instastory i Rozana Radit është mbushur me video plot ku shfaqet këngëtarja duke kujtuar disa nga këngët ku ajo ka qenë tekstshkruese.

Në fakt, Rozi njihet tanimë për penën e saj dhe ka këngëtarët e saj besnikë, që gjithnjë i besojnë asaj për sa u përket teksteve të këngëve të tyre. Aurela Gaçe është një ndër këta këngëtarë, e cila ka sjellë perla duke përdorur tekstet që Radi ka shkruar për të.

Jo më kot, vendin më të veçantë në këtë nostalgji që e kishte prekur Rozin disa orë më parë e kishte kënga “Shpirt i shpirtit tim”, këngë të cilën Aurela Gaçe ia ka dedikuar bashkëshortit të saj, Skerdit, por tekstin e ka shkruar Rozi.

Por në redaksinë e Blitz.al kanë shkruar se kjo nostalgji e Rozi Radit nuk ishte rastësore. Në emisionin e djeshëm të “Boom”, ku ajo bën moderatoren së bashku me Fiori Dardhën, me të cilën përflitet se nuk ka më miqësi, vajzat kanë prekur pikërisht temën e teksteve.

Në një moment të caktuar, Fiori ka bërë një batutë se kurrë nuk i ka kuptuar shprehje të tipit “zemra e zemrës sime” apo “shpirt i shpirtit tim”, ndërkohë që Radi nuk ka ngurruar t’i tregojë se shprehja e fundit është pjesë e një teksti të saj shumë të mirë.

Të ketë e gjitha kjo lidhje me dy situatat? Ndoshta po. Megjithatë, sidoqoftë situata, këto tekste kanë lënë vërtet gjurmë në muzikën shqiptare. /Blitz.al/

(Momentin në emision e gjeni prej minutës 2:30)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco